Vidhen milionat, Kosova dhe Shqipëria shtete tipike të krimit të organizuar

  • 10 April 2019 - 19:20
Vidhen milionat, Kosova dhe Shqipëria shtete tipike të krimit të organizuar

Mediat vendore dhe të huaja raportuan se një grup i armatosur grabitësish vodhën 10 milion euro në aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë. Grabitësit mbërritën në aeroport me një makinë të rreme police, e më pas i janë afruar avionit me 160 pasagjerë i cili do të fluturonte për në Vjenë. E lidhur me këtë, nesër në “Kosova Sot”, do të lexoni shkrimin se a janë bërë Shqipëria dhe Kosova shtete tipike të krimit të organizuar?

Si mundet që në aeroport ndërkombëtar hyjnë dhe dalin kriminel, vjedhin dhe përdorin makina të rreme policie?! Si ka mundësi që banditët e dinë ekzaktesisht se kur ka shuma kaq marramendëse?! Si e dinë bandat se ku hyjnë më lehtësisht në aeroport, qoftë atë të Tiranës apo të Prishtinës? Si ka mundësi që policisë i ikin nga sytë grabitësit?! Si mund të mos zbulohen 10 milionë Euro dhe tre njerëz të armatosur në një territor kaq të vogël? Si ka mundësi që edhe pas tërë këtyre viteve ende nuk është zbuluar se kush e vodhi drogën, paratë e arin në policinë e Prishtinës, pastaj në Pejë dhe shumë stacione të tjera të policisë, dhe kurrë asnjë njeri nuk u soll para përgjegjësisë?!

A iu shërben policia regjimeve të inkriminuara në Tiranë dhe në Prishtinë, ku të gjithë vihen në shërbim të nëntokës kriminale që bën këto vjedhje dhe kurrë askush nuk sillet para përgjegjësisë, për më tepër kur këto vjedhje kriminale ndodhin në stacione të policisë në Prishtinë, Pejë e gjetiu apo në aeroportin e Tiranës?

Për çfarë sigurie mund të flitet për qytetarët nëse sulmohet aeroporti që është zona më e mbrojtur, nëse sulmohet stacioni i policisë qendrore në Prishtinë apo ai në Pejë?A dëshmon kjo se krimi është në revansh dhe nuk ka frikë nga shteti, apo a tregon kjo për dorëzimin e shtetit tek bandat, pasiqë bashkëpunimi me bandat kriminale si në Prishtinë ashtu edhe në Tiranë ka arrite deri në përfshirje të strukturave të qeverisë në grabitje?!

Këto e shumë materiale tjera, i gjeni vetëm në “Kosova Sot”.