Kërkohet seancë e jashtëzakonshme për të diskutuar ikjen e qytetarëve nga Kosova

  • 10 April 2019 - 19:28
Kërkohet seancë e jashtëzakonshme për të diskutuar ikjen e qytetarëve nga Kosova

Ikja e vazhdueshme e qytetarëve nga Kosova ka bërë që deputetë të opozitës dhe disa deputetë të tjerë të partive në pushtet, të kërkojnë seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit.

Thirrjen e seancës e kanë kërkuar, 41 deputetë me pikën e vetme të rendit të ditës: Debat parlamentar lidhur me zbrazjen e vendit nga të rinjtë, si rreziku më i madh që i kanoset vendit nga paslufta.

“Vlerësojmë se është e nevojshme që Kuvendi i Kosovës të shpreh qëndrimin lidhur me këtë situate, e cila sa vjen e po rëndohet. Bazuar në ato që u thane më lartë si dhe duke pasur parasysh rëndësinë dhe urgjencën e kësaj çështjeje, kërkojmë që Kuvendi i Kosovës të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme në datën e cekur më lartë në fillim të kësaj kërkese.

Pas debatit Kuvendit të Kosovës do t’i propozohet miratimi i një rezolute e cila duhet të prodhojë zgjidhje lidhur me parandalimin e ikjes së të rinjve nga vendi”, thuhet në kërkesë.

Seanca është kërkuar të mbahet nesër me 11 prill duke filluar nga ora 10:00.

(Kosova Sot)