Fox News: Ushtria serbe po i promovon librat e kriminelëve të luftës së Kosovës

  • 10 April 2019 - 19:52
Fox News: Ushtria serbe po i promovon librat e kriminelëve të luftës së Kosovës

Mediumi amerikan Fox News i ka kushtuar sot një artikull veprimeve të fundit të Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, e cila promovon librin e ish-shefit të ushtrisë Jugosllave, që është në burg për shkak të krimeve të luftës në Kosovë.

Ata tregojnë se libri i cili po promovohet nga Ministria e Mbrojtjes është shkruar nga Nebojsa Pavkovic, që ka shërbyer si gjeneral i ushtrisë gjatë luftës në Kosovë.

“Libri ishte shkruar nga ish gjenerali Nebojsa Pavkovic, i cili është dënuar në vitin 2009, me 22 vite burg, nga Tribunali për krime lufte.” shkruan Fox News.

“Gjatë një ceremonie të mërkurën, Pavkovic iu adresua pjesëmarrësve në ditën e promovimit të librit përmes një video xhirimi, nga qelia e burgut të tij në Finlandë, duke thënë se libri prezanton një ‘trashëgimi heroike’ për mbrojtjen e Serbisë nga ‘Agresioni i NATO-s’” shkruan Fox News.

Gjithashtu medium amerikan, nuk e lë pa e përmendur se bombardimi i NATO-s që zgjati 78 ditë, e ndali luftën dhe shtypjen ndaj shqiptarëve të Kosovës, luftë kjo që bëri të jenë 10.000 të vdekur dhe gati 1 milionë të shpërngulur.

(Kosova Sot)