Gjermania dhe Franca të përçara për Brexit

  • 10 April 2019 - 22:12
Gjermania dhe Franca të përçara për Brexit

Sipas raporteve të fundit të The Guardian, presidenti Francës Emmanuel Macron dhe kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, kanë mendime të ndryshime lidhur me kohën se kur Britania e Madhe duhet të dalë nga Bashkimi Evropian.

Macron ka kërkuar që Britanisë duhet t’i jepet një kohë e shkurtër për ta kaluar marrëveshjen në parlament. Sipas raporteve, Macron ka kërkuar që afati i fundit të jetë para zgjedhjeve të parlamentit Evropian.

Në anën tjetër, Merkel ka kërkuar që të ketë një shtyrje më të gjatë të afatit. Ajo ka kërkuar që Britanisë së Madhe, të i jepet afat deri në vitin 2020.

Ndërkohë në këto momente po mbahet Samiti i BE-së në Bruksel, për ta diskutuar Brexit-in. Kryeministrja e Britanisë së Madhe Theresa May ka mbajtur fjalën e saj, duke kërkuar një shtyrje të afatit, ndërsa sa i përket kohës, duhet ta vendosin vendet anëtare të BE-së. Pas fjalimit të saj, ajo e lëshoi sallën, për t’i lënë hapësirë udhëheqësve të shteteve anëtare që ta vendosin. 

(Kosova Sot)