Hahn: Kredibiliteti i BE’së është në rrezik

  • 10 April 2019 - 23:44
Hahn: Kredibiliteti i BE’së është në rrezik

Komisionari evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Johannes Hahn, ka thënë kredibiliteti i Bashkimit Evropian është në rrezik.

Hahn, gjatë vizitës së tij në Këshillin Atlantik në Uashington, deklaroi se integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është qëllim i përbashkët në të dy anët e Atlantikut.

“ Qëllimi ynë i përbashkët në të dy anët e Atlantikut është stabilizimi i rajonit dhe futja e të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Kjo është në interesin tonë gjeopolitik”, deklaroi Han gjatë ditës së dytë të vizitës së tij në Uashington, ku foli për strategjinë për Ballkanin Perëndimor në Këshillin e Athinës.

Mirëpo, pavarësisht qëllimit të BE-së, Hahn, e paralajmëroi se besueshmëria apo kredibiliteti i Bashkimit Evropian është në rrezik.

“Duhet të jemi shumë të vendosur dhe të ndershëm. Ne japim njohjen kur dhe ku është e nevojshme. Mosrespektimi i detyrimin është humbja e pushtetit”, deklaroi Hahn.

Hahn, po ashtu në Uashington u takua me partnerët ndërkombëtarë për të nxjerrë në pah një gamë të gjerë çështjesh, duke përfshirë Ballkanin Perëndimor, Politikën Evropiane të Fqinjësisë dhe përballjen me sfidat globale.

(Kosova Sot)