Zvicra shpenzon 90 miliardë franga në transport çdo vit

  • 10 April 2019 - 23:51
Zvicra shpenzon 90 miliardë franga në transport çdo vit

Zvicra është e famshme për rrjetet e saj efikase të tramvajit dhe hekurudhave, por rrugët e vendit janë më të kushtueshme – ato marrin rreth 80 për qind të shpenzimeve totale të transportit të vendit.

Çdo vit, 72 miliardë franga shpenzohen për shpenzimet e lidhura me rrugë, duke përfshirë aksidentet, kujdesin shëndetësor dhe dëmin mjedisor, sipas Zyrës Federale të Statistikave, e cila publikoi të hënën sondazhin e saj të shpenzimeve të transportit për 2015.

Për krahasim, mënyrat e tjera të transportit janë modeste.

Kështu, siç shkruan TheLocal.ch kostoja e transportit hekurudhor në vitin 2015 arriti në rreth 11 miliardë franga, trafiku ajror kushton 6.4 miliardë franga, shpenzimet e transportit ujor kushtojnë 344 milionë franga.

Por sa paguan qeveria në krahasim me përdoruesit?

Në vitin 2015, Konfederata, kantonet dhe komunat shpenzuan 4.7 miliardë franga në rrjetet hekurudhore, pothuajse po aq sa përdoruesit që paguanin 5 miliardë franga.

Megjithatë, në pesë vjet, shteti ka ulur pjesën e tij të fondeve hekurudhore me 2 për qind, në 43%.

Në transportin ajror, udhëtarët paguan 81% të kostos totale të kësaj mënyre transporti, me blerjen e biletave të avionëve.

Pjesa tjetër prej 1.1 miliard franga, ishte përgjegjësia e taksapaguesve për të paguar për gjëra të tilla si mirëmbajtja mjedisore e transportit (p.sh. shërbimet e pastrimit dhe mirëmbajtjes).

Shpenzimet në rritje

Që nga koha kur Enti Statistikor i Zvicrës ka filluar mbledhjen e të dhënave mbi kostot e transportit në vitin 2010, ka pasur një rritje të konsiderueshme në kostot e përgjithshme.

Kështu, siç bëhet e ditur, mes viteve 2010 dhe 2015, aviacioni u bë 14 për qind më i shtrenjtë, shpenzimet hekurudhore u rritën me 12 për qind dhe shpenzimet e trafikut rrugor u rritën me 2 për qind.

(Kosova Sot)