Nuk ka trazira sociale rinia po ikën

  • 11 April 2019 - 10:30
Nuk ka trazira sociale rinia po ikën

Të anketuarit thonë se të rinjtë po ikin në perëndim, prandaj edhe po humb zelli për protesta

Fejzë Kabashi mendon se vështirë të krijohen në Kosovë trazirat sociale sepse numër i madh i të afërmeve tani jetojnë në botën perëndimore dhe rrjedhimisht fuqisë punëtore po i dërgojnë viza dhe kështu po ikin jashtë vendi.

Hasan Hamëzbalaj shprehet se duke u bazuar në reagimin e popullit shqiptar të Kosovës në periudhën e pasluftës nuk beson edhe një kohë të gjatë mund të ketë trazira sociale në Kosovë. “Ne jemi ende të topitur dhe të hutuar pas temave të mëdha politike”.

Samil Gashi thotë se mundet për shkak të gjendjes ekonomike e sociale të ketë edhe protesta të përgjithshme sepse ato mund të vijnë si formë rebelimi nga kjo gjendje e krijuar.

Xhemajl Çoçaj theksoi se aktualisht kjo gjendje e rëndë është krijuar, por ikjet që po bëhen nga Kosova mund të parandalojnë ndoshta edhe organizimin e protestave të paralajmëruara.

(Kosova Sot)