Gjakovë: Djali e bën për spital nënën

  • 11 April 2019 - 10:36
Gjakovë: Djali e bën për spital nënën

Dje në Gjakovë policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht nënën e tij

Viktima raportoi sulmin nga djali në Policinë e Kosovës teksa pas kësaj pranoi edhe tretman mjekësor.

I dyshuari me vendim të prokurorit u dërgua në mbajtje.

Në këtë rast ishin të përfshira edhe dy të dyshuara.

Me vendim të prokurorit për shkaqe sigurie njëra nga të dyshuarat së bashku me fëmijën e saj është strehuar në shtëpi të sigurt, ndërsa e dyshuara tjetër është liruar në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot)