E zbulojnë mediat serbe, ky është qëllimi i vërtetë i takimit në Berlin

  • 11 April 2019 - 11:03
E zbulojnë mediat serbe, ky është qëllimi i vërtetë i takimit në Berlin

Pas ftesës së Gjermanisë dhe Francës për të mbledhur presidentët dhe kryeministrat serbë dhe shqiptarë në Berlin më 29 prill, si dhe përfaqësuesit e Prishtinës nën moton për bashkëpunimin në rajon mund të fshehin një motiv tjetër – se Beogradi pranon të vazhdojë dialogun me Prishtinën pa heqjen e taksës mbi produktet serbe.

Kështu shkruan e përditshmja “Veçernje Novosti”.

Kjo gazetë raporton më tutje se si qarqet individuale diplomatike dhe burimet e saj interpretojnë angazhimin e aksit Berlin-Paris në zgjidhjen e çështjeve kyçe në Ballkanin Perëndimor, kryesisht në ringjalljen e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës.

Dy shtetet më të fuqishme të Bashkimit Evropian kanë vendosur t’i takojnë udhëheqësit shtetërorë ballkanas të hënën e ardhshme, më 29 prill, në Berlin..

(Kosova Sot)