Ç’po ndodh në Rinas, ja si patrullojnë forcat e Ushtrisë

  • 11 April 2019 - 13:57
Ç’po ndodh në Rinas, ja si patrullojnë forcat e Ushtrisë

Pas vendimit te marre nga Ministria e Mbrojtjes, efektivet e Forcave te Armatosura dislokuar qe mbremjen e djeshme prane Rinasit, kane nisur patrullimit pergjate perimetrit te sigurise se aeroportit.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka qene sot ne aeroportin “Nene Tereza”, bashke me Shefin e Shtabit te Pergjithshem te FA, gjeneralbrigade Bardhyl Kollcaku, per inspektim. 

Prej mbrëmjes së të mërkurës, efektivë të Policisë Ushtarake bëjnë patrullimin e perimetrit të sigurisë së aeroportit, në territorin e të cilit ndodhet edhe pista që përdoret për fluturime ushtarake nga Forcat e Armatosura dhe vendet anëtare të NATO.

Ndërsa, efektivë të Batalionit të Forcave Speciale qëndrojnë në gatishmëri brenda Komandës së Forcës Ajrore.

“Nuk behët fjalë për siguri brenda. Ne do të patrullojmë sigurinë e perimetrit të aeroportit. Baza jonë nuk është asnjë kilometër. Ne do të sigurojmë perimetrin e aeroportit, sepse nuk na takon neve ta bëjmë”- ka thene ministrja, ne pergjigje te akuzave te bera nga opozita.

Ne pergjigje te kerkeses se Presidentit, ajo ka thene se “Nuk kam pse të informoj Presidentin se nuk do shkojmë në luftë”.

Sipas saj, “Nuk është ndonjë precedent i padëgjuar më parë. Por një precedent i përsëritur. Jemi të detyruar të garantojmë sigurimin e perimetrit përmes policisë ushtarake. Nuk është nevoja të evokohet Kushtetuta apo ligje të ndryshme. Prioritet  ynë është sigurimi i qytetarëve”.

(Kosova Sot)