Shikojeni pamjet, del videoja e grabitjes së milionave në Rinas

  • 11 April 2019 - 15:15
Shikojeni pamjet, del videoja e grabitjes së milionave në Rinas

Videoja se si nisi grabitja e miliona eurove në Rinas, momenti kur banda ka futur furgonin me mbishkrimin “Hetimi tatimor”, është bërë publike.

Në video duket qartazi e gjithë skena e hyrjes nga dera e pasme, ku me terezi Murataj zhvendos me makinë bllokun e betonit dhe një tjetër pret lehtësisht derën me pinca të mëdha për të mundësuar hyrjen brenda.

Një skemë kjo e mirëmenduar dhe e kryer në gjakftohtësi totale brenda disa sekondave.

Megjithëse pas tyre ka patur një audiencë të gjerë, kjo nuk i ka shqetësuar aspak autorët.

(Kosova Sot)