Guraziu: Shumë keqpërdorime u mbyllën në kohën e Hoxhajt si ministër

  • 11 April 2019 - 16:14
Guraziu: Shumë keqpërdorime u mbyllën në kohën e Hoxhajt si ministër

Analisti Ragip Guraziu është shprehur për gazetën “Kosova Sot” se arti në Kosovë është viktimë e Qeverisë qendrore dhe atyre lokale në të gjithë komunat. “Në Kosovë për 20 vjet rresht, qoftë në Qeverinë qendrore apo atë komunale, nëse krerët dhe përgjegjësit e institucioneve nuk gjejnë interesa personale, atëherë jo vetëm që nuk përkrahin projekte zhvillimore e investive, por as edhe artistët e cilësdo fushë.

Siç na ishte rasti në mesin e shumë denoncimeve, aktori me nam botërore, Enver Petrovci akuzoi ish-ministrin e Arsimit, Enver Hoxhaj, aktualisht zv. kryeministër, se ishte ai që ia mbylli Akademinë e Arteve. I njëjti i ka mbyllur edhe shkollat, në të cilat ai nuk ka pasur interesa personale apo përfitime personale, siç e akuzon aktori Enver Petrovci...

Po ashtu, u mbyllën shumë keqpërdorime të asaj kohe, kur MASHT-i udhëhiqej nga Enver Hoxhaj, nga drejtësia e UNMIK-ut, por edhe kjo e Kosovës, pasi bëhej fjalë për abuzime dhjetëra e qindra milionëshe në periudhën e Enver Hoxhajt, që u dhanë për ndërtimin e shkollave anekënd Kosovës.

Ky regjim aktual shtetëror kosovar, edhe artin e kulturën e Kosovës, së bashku me artistët dhe personave kyçë në këtë lëmi, po i fundos”, theksoi analisti Guraziu.

(Kosova Sot)