Gashi: Shumë politikanë kanë biznese të tyre në emër të anëtarëve të familjes

  • 11 April 2019 - 16:17
Gashi: Shumë politikanë kanë biznese të tyre në emër të anëtarëve të familjes

Analisti Driton Gashi ka theksuar për gazetën “Kosova Sot” se mafio-oligarkët, siç i ka quajtur ai, ka kohë që i kanë në duar bizneset kryesore në Kosovë, duke i përvetësuar të gjitha punët publike dhe private, dhe këtë e kanë arritur përmes politikanëve të korruptuar dhe pushtetit.

“Këta njerëz nuk e kanë përdorur politikën, autoritetin e tyre për t’ia përmirësuar jetën qytetarëve, të cilët u kërkojnë votën e tyre në fushata , por që të pasurohen sa më shumë, dhe të përfitojnë sa më shumë kapital.

Përveç kësaj, shumë politikanë kanë biznese të tyre, të cilat janë në emër të ndonjë anëtari tjetër të familjes, të ndonjë të afërmi dhe jo në emër të tij.

Prandaj, unë besoj që në Kosovë ka biznesmenë të ndershëm edhe pse janë të pakët në numër, mirëpo biznesmenët të cilët kanë funksionuar dhe funksionojnë në Kosovë, kryesisht janë njerëz të pangopur, duke gllabëruar jetën e qytetarëve”, është shprehur analisti Gashi.

(Kosova Sot)