Gazetarja kap detajin epik nga grabitja në Rinas që të gjithëve u kishte ikur

  • 11 April 2019 - 16:26
Gazetarja kap detajin epik nga grabitja në Rinas që të gjithëve u kishte ikur

Grabitja në Rinas vijon të sjellë një sërë reagimesh në rrjet, pasi edhe pas dështimit spektakolar të të gjithë sistemit ty sigurisë, shteti shqiptar ua hodhi fajin kompanisë koncensionare që ka kontratë në Aeroport.

E megjithatë ka shumë detaje që duhen parë në grabitjen e së martës dhe një prej tyre është padyshim dhe fakti që grabitësit qarkullonin me një makinë të Hetimit Tatimor, edhe pse ky institucion ka një javë që është shkrirë dhe nuk eksziton më.

Këtë detaj e përshkruan si më poshtë dhe gazetarja Anila Hoxha:

E kuptoj edhe pergjegjesine e kinezeve. E kuptoj edhe “fajin e kane ata”, e kuptoj edhe ushtrine ne Rinas, edhe heroizmin e policeve qe rrezikuan jeten ne ndjekje te krimineleve grabites.

I kuptoj edhe grabitesit ne cfare ”belaje” e kane futur veten, si ti shpenzojne 10 milione euro ne Shqiperi e ku t’i investojne.

Por nje gje nuk kuptoj dhe sma rrok fare mendja. Nuk e kuptoj, kush po flinte teksa nje makine me mbishkrimin ” hetimi tatimor” , kaloi para syve te te gjitheve, ne nje kohe qe Hetimi Tatimor ka nje jave qe u shkri dhe nuk egziston !

(Kosova Sot)