Deputetja tregon si po mashtrohen qytetarët që paguajnë viza nga 3000 euro

  • 11 April 2019 - 17:03
Deputetja tregon si po mashtrohen qytetarët që paguajnë viza nga 3000 euro

Deputetja e LDK’së, Besa Gaxherri, në seancën e jashtëzakonshme të thirrur për largimet nga vendi që po ndodhin së fundmi, ka folur për mënyrën se si qytetarët, sipas saj, po mashtrohen.

Gaxherri thotë se qytetarët e dëshpëruar po tentojnë të largohen nga vendit, e ata shumë shpejt janë pre e mashtrimeve.

“Disa kompani fiktive, ndodhte të lidhur edhe me dikë nga politika po mashtrohen për të paguar mbi 3000 mijë euro për një vizë.  Ata qytetarë kur mbërrijnë në shtetet e caktuar bredhin rrugëve pa para, pa punë dhe pa dinjitet”, ka thënë deputetja e LDK’së.

Sipas saj, me këto mashtrime nuk duhet të përplaset pozita e opozita, por me to duhet të merret drejtësia.

“Ato organizohen nga firma fiktive dhe me to duhet të merret drejtësia. Nuk mund të bëhet krim i organizuar për të larguar qytetarët nga vendi”, është shprehur deputetja. 

(Kosova Sot)