Badallaj: Bandat e kanë në dorë shtetin, ligjin...

  • 11 April 2019 - 18:34
Badallaj: Bandat e kanë në dorë shtetin, ligjin...

Mediet vendore dhe të huaja raportuan se një grup i armatosur grabitësish vodhën 10 milionë euro në Aeroportin "Nënë Tereza" në Tiranë. Grabitësit mbërritën në aeroport me një makinë të rreme police, e më pas i janë afruar avionit me 160 pasagjerë, i cili do të fluturonte për në Vjenë.

Por, si mundet që në aeroport ndërkombëtar të hyjnë dhe të dalin kriminelët, të vjedhin dhe të përdorin makina të rreme policie?! Si mund të mos zbulohen 10 milionë euro dhe tre njerëz të armatosur në një territor kaq të vogël?

Analistët alarmojnë se Kosova, ashtu si edhe Shqipëria, janë shndërruar në vatra të krimit të organizuar.

"Mjerisht, si në Shqipëri, si në Kosovë, bandat janë duke bërë kërdi. Për çdo ditë vrasje, plaçkitje nëpër banka,aeroport, ku kinse llogaritet vendi më i sigurt. Kjo që ndodhi dje është e pamundur që të mos jenë të lidhura me organet, sepse këtu nuk duhet analizë e thellë, kur mund të shtrohet një pyetje e thjeshtë:Si ka mundësi se në ketë avion ndodhen paratë, bile të dihet edhe shuma se sa para ndodhen. Kjo do të thotë se na bënë horë para botës se çfarë qeveri banditësh e kanë kapur shtetin. Qëllimi i tyre u pa se kishin informacion të saktë dhe as që u lodhen,apo që të marrin avionin komplet me pasagjerë. Në Kosovë hidhet dinamit apo tritol, atje në Tiranë futen me kallash, i tmerrojnë qytetarët dhe ia mbathin. Me një fjalë,qytetari nuk ndihet aspak i sigurt në tokën e tyre, qoftë në Shqipëri, qoftë në Kosovë, sepse bandat e kanë në dorë shtetin, ligjin, prandaj këto grupe kriminale nuk njohin as ligjin dhe as shtetin. E njëjta gjë është edhe me pushtetin kriminal në Kosovë”.

“Këtu nuk po flas për krimet e zakonshme. Po, këtu po flas për kriminelët, kryehajnat dhe kryebanditët të veshur me xhaketën shtetërore. Ta zëmë, a vodhën në lokalet e sigurta të shtetit, në Polici, në Prishtinë, droga, paratë,pastaj në Pejë, vrasja në burgun e Prizrenit dhe lërë që nuk u burgos askush,por as që u kap dikush të merret në përgjegjësi dhe të burgoset. Pra, shtetet janë tipike kriminele. Të futet dikush në Polici, të dihet ku është droga dhe paratë, të dihet edhe vendi se në cilën zyrë janë dhe të mos hetohet një njeri i huaj, të marrë drynin, ta hapë atë dhe të dalë pa u hetuar fare dhe kush e beson këtë ? A ndodhi një vrasje me thikë, a kap vetura e ish- udbashit të Slobodan Milosheviqit,Enver Maxhunit, djalit të Shpend Maxhunit po ashtu, argat i Milosheviqit dhe kush u burgos,kush u shoqërua në Polici, ku është aktakuza dhe pastaj si mund të ketë besim qytetari në këto organe kriminale", ka thënë Reshat Badallaj -Zhuriani për "Kosova Sot".

(Kosova Sot)