Vjen akuza e rëndë për Thaçin: Ka nënshkruar marrëveshjen më të dëmshme për Kosovën

  • 11 April 2019 - 18:46
Vjen akuza e rëndë për Thaçin: Ka nënshkruar marrëveshjen më të dëmshme për Kosovën

Me 29 prill, në Gjermani do të takohen presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri, Ramush Haradinaj me homologët serbë, Aleksandër Vuçiqin dhe Ana Bernabiqin.

Bashkë me katër liderët nga Kosova e Serbia, në takim do të marrin pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama; Kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnjës, Deniz Zvizdiq; kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev; Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq dhe kryeministrin slloven, Marjan Shareq.

E lidhur me këtë, për “Kosova Sot”, ka folur analisti politik, Faton Mehmeti.

Image
Faton Mehmeti

Ai ka hedhur akuza të rënda ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.

“Në çdo marrëveshje me Serbinë apriori Serbia është fitimtare, kur dihet se me çfarë njerëz përfaqësohet vendi. Hashim Thaçi ka vetëm interesin e tij personal e jo të Kosovës, ky Esat Pasha i dytë e ka bërë marrëveshjen më të dëmshme në histori të Kosovës, atë për ndarje”, thotë Mehmeti për “Kosova Sot”.

Më tej, ai ka treguar se çfarë pritet të ndodhë në takimin e 29 prillit në Berlin.

“ Hashimi si dinak që është mundohet që edhe kësaj radhe t’ia lëshojë "këmbët e Arushës" Ramushin duke e marr në Berlin, gjoja sikur për të legjitimuar marrëveshjen përfundimtare. Nuk pres asgjë pozitive për Kosovën nga takimi i 29 Prillit, vetëm se përpjekje e Thaçit dhe Vuçiqit për t"i bindur ndërkombëtarët se edhe në Prishtinë dhe Beograd ka harmoni të plotë të spektrit politik për mbyllje të marrëveshjes që në fakt është marrëveshje e Thaçit dhe Vuçiqit”, ka përfunduar për “Kosova Sot”, analisti politik, Faton Mehmeti.

(Kosova Sot)