‘Shuplakë’ për Pacollin, eksperti amerikan ia përplas të vërtetën në fytyrë

  • 11 April 2019 - 19:07
‘Shuplakë’ për Pacollin, eksperti amerikan ia përplas të vërtetën në fytyrë

Eksperti amerikan Alon Ben-Meir e ka akuzuar rëndë Behgjet Pacollin duke thënë se ka dështuar edhe ka korruptuar deri në eshtra. “Z. Pacolli, çfarë keni bërë ju për vendin tuaj gjatë dy dekadave të kaluara që keni qenë në pushtet? Ju keni ndërtuar hotele dhe keni fituar tendera publike, ndërsa sot 20 vjet pas luftës, qindra mijëra po largohen nga Kosova, sepse ju dhe udhëheqësit e tjerë dështuat, korruptuat deri në eshtra!”.

E lidhur me këtë, nesër në gazetën “Kosova Sot”, do të lexoni shkrimin se si ia përplasi të vërtetën në fytyrë profesori amerikan Alon Ben-Meir ministrit të Jashtëm të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, që përmes një editoriali është përpjekur të mburret me rininë e shkathët që e meriton integrimin në BE? A është Behxhet Pacolli një profiter i tenderëve publike dhe hoteleve? A është kjo një shuplakë për Pacollin e politikanët kosovarë që për plot 20 vite e zhvaten popullin?

Si e akuzoi eksperti amerikan për korrupsion Behgjet Pacollin? A është Behgjet Pacolli një piun i Hashim Thaçit? A është Pacolli është rasti eklatant i korrupsionit biznesor e politik, që ka mbërritur deri aty sa dyshohet se e ka blerë edhe postin e presidentit në një pazar me partnerin e tij, presidentin aktual Hashim Thaçi? Si u bene ne Kosove politikanët për këta njëzet vjet miliarderë, ndërsa edhe ajo shtresë deri dje e mesme u varfërua skajshmërisht?

A është kjo arsyeja se pse populli po ikën, ndërsa Qeveria shtiret sikur nuk po ndodh asgjë? Pse për sa kohë na udhëheqin njerëz si Pacolli me shokë, autobusët drejt Perëndimit nuk do të kenë asnjë vend të lirë? Si po e humbet Kosova asetin kryesor te saj -RININË- që po detyrohet t’ia mbathë nga vendi, për të mos mbetur e humbur në këtë republikë të kapur, të shantazhuar, e të korruptuar deri në fyt, ku perspektive ka vetëm për kushërinjtë e pushtetarëve dhe miqtë e tyre qe i korruptojnë?

Këto e shumë materiale tjera, i gjeni vetëm në gazetën “Kosova Sot”.