Lladrovci fton organet e drejtësisë të hetojnë mungesën e gypave për ujësjellësin e 22 fshatrave

  • 11 April 2019 - 19:14
Lladrovci fton organet e drejtësisë të hetojnë mungesën e gypave për ujësjellësin e 22 fshatrave

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, në një postim në rrjetin social, ka treguar se nuk do të lëshohet ujësjellësi për 22 fshatra ngase në disa segmente nuk janë vendosur fare gypat, madje ai ka njoftuar organet kompetente dhe çështja është nën hetim.

Projekti është realizuar gjatë viteve 2012-2014, madje është bërë pranimi teknik, por, qershori që ishte planifikuar të fillonte punën ujësjellësi do të ketë vonesa ngase mungojnë gypat në disa segmente dhe tërë çështja është nën hetime.

“Ndjej për obligim të njoftoj qytetarët e Komunës dhe njëherësh kërkoj falje lidhur me mos realizimin e projektit në qershor të këtij viti, “Ndërtimi i gypit nga rezervuari i Ferronikelit deri të rezervuari i ri në Kamenicë”, projekt i vitit 2012”.

Postimi i Ramiz Lladrovcit:

Ujësjellësi për 22 fshatra të Drenasit nuk lëshohet në qershor – në disa segmente mungojnë gypat, hetimet kanë filluar

Nga ky keqpërdorim, do të goditen me vonesa 22 fshatra të Komunës së Drenasit, të cilat kanë pritur se nga qershori i këtij viti të jenë funksional gypat e ujit.

Ndjej për obligim të njoftoj qytetarët e Komunës dhe njëherësh kërkoj falje lidhur me mos realizimin e projektit në qershor të këtij viti, “Ndërtimi i gypit nga rezervuari i Ferronikelit deri të rezervuari i ri në Kamenicë”, projekt i vitit 2012.

Gjatë kryerjes së punimeve në vitet 2012-2014, projekti ka defekte të rënda- nuk janë vendosur gypat në tërë segmentet e planifikuara, sipas paramasës dhe parallogarisë.

Mungesa e gypave në gjatësi të konsiderueshme është vërtetuar nga Drejtoria e Infrastrukturës Lokale. Kjo Drejtori konstaton se gypi i ujësjellësit në disa segmente (llote) nuk është vendosur fare, nga kompania e kontraktuar. Kompania është paguar madje është bërë edhe pranimi teknik.

Kur kemi marr informacionin zyrtar, kam njoftuar organet kompetente dhe kanë filluar procedurat hetimore, si pasojë e kësaj, punimet nuk mund të vazhdojnë deri sa të kryhen hetimet.

(Kosova Sot)