Përfundon seanca e jashtëzakonshme, nuk arrin të votohet rezoluta

  • 11 April 2019 - 19:16
Përfundon seanca e jashtëzakonshme, nuk arrin të votohet rezoluta

Ka përfunduar seanca e jashtëzakonshme e thirrur për ikjen e të rinjve nga Kosova.

Para pak çastesh ka përfunduar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, në të cilën u diskutua për ikjen e të rinjve nga Kosova.

Iniciuesi i seancës nga radhët e LDK-së, Fidan Rekaliu, ka kërkuar që nga kjo seancë deputetët të votojnë një rezolutë, por që në mungesë të kuorumit ajo nuk u hodh në votim.

Rekaliu kishte propozuar që të votohej rezoluta unifikuese për mbrojtjen dhe avancimin e të rinjve kosovarë dhe qëllimi kryesor është ndalja e ikjeve të qytetarëve jashtë vendit.

(Kosova Sot)