Prokuroria suedeze kërkon rihapjen e rastit u Assange akuzohet për përdhunim

  • 11 April 2019 - 19:39
Prokuroria suedeze kërkon rihapjen e rastit u Assange akuzohet për përdhunim

Autoriteti i Prokurorisë Suedeze, ka kërkuar që rasti ku Julian Assange akuzohet për përdhunim të rihapet për hetim, kërkesë kjo që vjen pas arrestimit të sotshëm të tij në ambasadën e Ekuadorit në Londër.

Në vitin 2010, një grua (identiteti i së cilës nuk është bërë publik) ka dërguar akuzë në gjykatën suedeze, duke pretenduar se ajo ishte përdhunuar nga Assange.

Avokati i gruas suedeze, e cila e akuzoi atë për përdhunim, tha se ata do të tentojnë që të bëjnë presion që lënda të ri-hapet.

“Ne si prokurori do të bëjmë çdo gjë që lënda të rihapet, dhe hetuesit suedez të kenë mundësi ta ekstradojnë Assange në Suedi. Për aq kohë sa lëndës ende nuk i ka kaluar afati, klienti im shpreson që çështja të rihapet”, theksoi ai.

(Kosova Sot)