Aeroporti më i madh në botë drejt finalizimit

  • 11 April 2019 - 20:26
Aeroporti më i madh në botë drejt finalizimit

Më 6 prill të gjitha fluturimet në Stamboll janë transferuar në Aeroportin e Ri të Stambollit i cili është hapur në tetor të vitit të kaluar.

Ky aeroport i ka tri pista dhe ka një sipërfae prej 1.4 milionë metrash katrorë.

Dhjetëra mijëra punëtorë kanë kontrbuar që ky projekt të jetësohet për vetëm 42 muaj, në një investim prej 10 miliardë eurosh.

Kulla e Kontrollit Ajror e këtij aerporti është 90 metra lartë, dhe lokacioni gjendet 35 kilometra larg Stambollit.

Për më tepër, në dispozicion janë shtatë porta të hyrjes në terminal, si dhe 566 sportele e 371 vende parkimi për aeroplanë.

Kur punimet në këtë aeroport të finalizohen, atëherë pritet që ky vend të ketë kapacitet për 200 milionë pasagjerë në vit.

Vlen të përmendet që posedon një sistem të teknologjisë së lartë, praktikon energji efiçiente si dhe ka të inkorporuar inteligjencën artificiale.

(Kosova Sot)