Nuk është Rusia, njihuni me shtetin nga i cili rrezikohet SHBA’ja

  • 11 April 2019 - 22:34
Nuk është Rusia, njihuni me shtetin nga i cili rrezikohet SHBA’ja

Shefi i komandës jugore të marinës amerikane, Craig Feller ka thënë që përfshirja e Kinës në krizën e Venezuelës është diçka për të cilën SHBA’ja duhet të shqetësohet shumë.

”Mendoj që kërcënimi më i madh për demokracinë dhe mënyrën e jetës rreth botës është ajo çka po bën Kina. Nuk ka akterë të tjerë në asnjë vend që ka ndikuar në qëndrimin në pushtet të Nicolas Maduro në Venezuelë se sa Kina”, ka thënë Feller.

Ministri i Punëve të Jashtme të Kinës, Geng Shuang ka mohuar faktin që Pekini ka dërguar 120 trupa ushtarake në Venezuelë, por gjithsesi ekziston fakti se Kina ka shitur armë me vlerë 615 milionë dollarë tek vendi i Amerikës së jugut.

Tutje, SHBA’ja po dyshon shumë në aksionet ushtarake të Kinës në muajt e fundit, veçanërisht në detin shumë të kontestuar të Kinës jugore.

Zëvendëspresidenti Mike Pence, ka thënë gjithashtu se Pekini paraqet një rrezik më të madh për aleancën veri-atlantike të NATO’s se sa rivali i vjetër Rusia.

Kina dhe Rusia kanë paralajmëruar SHBA’në që të mos intervenojë ndaj Maduros në Venezuelë, dhe ndërkohë kanë dërguar ndihma ndërkombëtare për shtetin latin.

Ndryshe këto komente vijnë në një kohë kur SHBA’ja ka shtuar tensionet me shtetet që i konsideron armike. Një rast i tillë ishte edhe emërimi i ushtrisë së Iranit si organizatë terroriste.

(Kosova Sot)