Pacollizimi i Kosovës, dinozaurët politikë e shkretuan Republikën

  • 12 April 2019 - 07:36
Pacollizimi i Kosovës, dinozaurët politikë e shkretuan Republikën

Eksperti amerikan, Ben-Meir: Z. Pacolli, Ju keni ndërtuar hotele dhe keni fituar tenderë publikë, ndërsa sot, 20 vjet pas luftës, qindra mijëra po largohen nga Kosova, sepse ju dhe udhëheqësit e tjerë dështuat, korruptuat deri në eshtra!

“Eksperti amerikan Alon Ben-Meier ia bëri të ditur Behgjet Pacollit se është një profiter i tenderëve publikë dhe hoteleve, duke i dhënë një shuplakë Pacollit dhe politikanëve të tjerë të korruptuar kosovarë që për plot 20 vjet po e zhvatin pareshtur shtetin dhe popullin e Kosovës. Behgjet Pacolli, si një pion i Hashim Thaçit, është bërë rasti më eklatant i korrupsionit biznesor e politik, aq sa ka mbërritur deri aty sa dyshohet se e ka blerë edhe postin e presidentit në një pazar konspirativ me partnerin e tij, presidentin aktual Hashim Thaçin.

Politikanët në Kosovë për këta njëzet vjet u bënë miliarderë, ndërsa edhe ajo shtresë deri dje e mesme e popullit u varfërua skajshmërisht dhe kjo është arsyeja kryesore se pse populli po ikën, ndërsa Qeveria ende shtiret sikur nuk po ndodh asgjë, ndaj për sa kohë vendin e udhëheqin njerëz si Thaçi e Pacolli me shokë, autobusët drejt Perëndimit nuk do të kenë asnjë vend të lirë”, thotë analisti Gani Qarri për gazetën “Kosova Sot”

Ajo që e promovon pushteti në Kosovë është etja për pasurim të paligjshëm dhe zhvatja e buxhetit të shtetit. Rasti i biznesmenit politikan Behgjet Pacolli është precedent që e ka krijuar garnitura politike me në krye presidentin aktual. Jo rastësisht ka reaguar edhe eksperti amerikan Alon Ben-Meir, që e ka akuzuar rëndë Behgjet Pacollin, duke thënë se ka dështuar edhe ka korruptuar deri në eshtra.

“Z. Pacolli, çfarë keni bërë ju për vendin tuaj gjatë dy dekadave të kaluara që keni qenë në pushtet? Ju keni ndërtuar hotele dhe keni fituar tenderë publikë, ndërsa sot, 20 vjet pas luftës, qindra mijëra po largohen nga Kosova, sepse ju dhe udhëheqësit e tjerë dështuat, korruptuat deri në eshtra!”. Alon Ben-Meir ia përplasi të vërteten në fytyrë ministrit të Jashtëm të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, që përmes një editoriali është përpjekur të mburret me rininë e shkathët që e meriton integrimin në BE.

Por, është pikërisht ai një profiter i tenderëve publikë dhe hoteleve. Deklarata e profesorit amerikan ishte një shuplakë për Pacollin e politikanët kosovarë që për plot 20 vjet e zhvatën popullin. Analistët thonë se Ministri i Jashtëm njihet si një pion i Hashim Thaçit dhe është rasti eklatant i korrupsionit biznesor e politik, që ka mbërritur deri aty sa dyshohet se e ka blerë edhe postin e presidentit në një pazar me partnerin e tij, presidentin aktual. Analistët pyesin se si u bënë në Kosovë politikanët për këta njëzet vjet miliarderë, ndërsa edhe ajo shtresë deri dje e mesme u varfërua skajshmërisht. Sipas tyre, kjo është arsyeja se pse populli po ikën, ndërsa Qeveria shtiret sikur nuk po ndodh asgjë.

Analistët theksojnë se për sa kohë na udhëheqin njerëz si Pacolli me shokë, autobusët drejt Perëndimit nuk do të kenë asnjë vend të lirë. Kosova po e humbet kështu asetin kryesor te saj, rininë që po detyrohet t’ia mbathë nga vendi, për të mos mbetur e për të mos humbur ne këtë Republike të kapur, të shantazhuar, e të korruptuar deri në fyt, ku perspektivë ka vetëm për kushërinjtë e pushtetarëve dhe miqtë e tyre që i korruptojnë.

Image
Ragip Guraziu

Guraziu: Pacolli është rasti eklatant i korrupsionit biznesor e politik

“Profesori amerikan, Alon Ben-Meir, ministrit të Jashtëm të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ia përplasi të vërtetën në fytyrë, por jo vetëm. Po sa kanë fytyrë Behgjet Pacolli dhe të tjerët, para gjithë këtyre kritikave që u adresohen udhëheqësve kosovarë, herë njërit e herë tjetrit. Deri tani asnjë politikan nuk ka mbetur në Kosovë pa marrë kritika nga ndërkombëtarët, qofshin ata profesorë apo edhe ambasadorë e udhëheqës të lartë botërorë,por kujt me i thënë se?!

Pacolli është rasti eklatant i korrupsionit biznesor e politik, që ka mbërritur deri aty sa dyshohet se e ka blerë edhe postin e presidentit në një pazar me partnerin e tij, presidentin aktual Hashim Thaçi. Pyetja tjetër se si u bënë në Kosovë politikanët për këta njëzet vjet miliarderë, ndërsa edhe ajo shtresë deri dje e mesme u varfërua skajshmërisht, është kjo arsyeja se pse populli po ikën, ndërsa Qeveria shtiret sikur nuk po ndodh asgjë. Jo rastësisht edhe profesori amerikan Alon Ben-Meir reagon, pse për sa kohë na udhëheqin njerëz si Pacolli me shokë, autobusët drejt Perëndimit nuk do të kenë asnjë vend të lirë, si po e humbet Kosova asetin kryesor të saj, rininë që po detyrohet t’ia mbathë nga vendi, për të mos mbetur e humbur në këtë Republikë të kapur, të shantazhuar, e të korruptuar deri në fyt, ku perspektivë ka vetëm për kushërinjtë e pushtetarëve dhe miqtë e tyre që i korruptojnë”, u shpreh për “Kosova Sot”, analisti Ragip Guraziu.

Image
Gani Qarri

Udhëheqja kriminale po e frikëson rininë

Analisti Gani Qarri shprehet për gazetën “Kosova Sot” se krimi i organizuar dhe korrupsioni në vend kanë shkuar deri në atë shkallë, saqë, përveç vendorëve, shqetësimin e vet ta shprehin edhe personalitetet më të shquara ndërkombëtare. “Këto ditë edhe Alon Ben-Meir, ekspert i njohur amerikan, me të drejtë e ka akuzuar hapur Behgjet Pacollin & CO, duke i thënë publikisht se kanë dështuar dhe korruptuar deri në eshtra. “Z. Pacolli, çfarë keni bërë ju për vendin tuaj gjatë dy dekadave të kaluara që keni qenë në pushtet? Ju keni ndërtuar hotele dhe keni fituar tenderë publikë, ndërsa sot, 20 vjet pas luftës, qindra- mijëra po largohen nga Kosova, sepse ju dhe udhëheqësit e tjerë dështuat dhe korruptuat deri në eshtra!”.

Profesori amerikan Alon Ben-Meir ia përplasi të vërtetën në fytyrë ministrit të Jashtëm të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili përmes një editoriali është përpjekur të mburret me rininë e shkathët që e meriton integrimin në BE, por që ai me bashkëpushtetarët e inkriminuar po e dëbojnë nga vendi i vet. Alon Ben-Meier ia bëri të ditur Behgjet Pacollit se është një profiter i tenderëve publikë dhe hoteleve, duke i dhënë një shuplakë Pacollit dhe politikanëve të tjerë të korruptuar kosovarë që për plot 20 vjet po e zhvatin pareshtur shtetin dhe popullin e Kosovës”, u shpreh ai.

“Si e akuzoi eksperti amerikan për korrupsion Behgjet Pacollin? Behgjet Pacolli si një pion i Hashim Thaçit, është bërë rasti më eklatant i korrupsionit biznesor e politik, aq sa ka mbërritur deri aty sa dyshohet se e ka blerë edhe postin e presidentit në një pazar konspirativ me partnerin e tij, presidentin aktual Hashim Thaçin. Politikanët në Kosovë për këta njëzet vjet u bënë miliarderë, ndërsa edhe ajo shtresë deri dje e mesme e popullit u varfërua skajshmërisht dhe kjo është arsyeja kryesore se pse populli po ikën, ndërsa Qeveria ende shtiret sikur nuk po ndodh asgjë, ndaj për sa kohë vendin e udhëheqin njerëz si Thaçi e Pacolli me shokë, autobusët drejt Perëndimit nuk do të kenë asnjë vend të lirë”, vijoi më tej Qarri.

“Shkaku i udhëheqësve kriminalë, Kosova po e humbet asetin kryesor të saj –RININË- e cila po detyrohet prej tyre t`ia mbathë sa më larg nga vendi, për të mos mbetur e humbur në këtë Republikë të kapur, të shantazhuar e të korruptuar deri në fyt, ku perspektivë ka vetëm për familjarët, kushërinjtë e të afërmit e pushtetarëve, bashkëpartiakët dhe miqtë e tyre që ua ‘lagin fytin’ dhe i korruptojnë pareshtur”, vlerësoi analisti Gani Qarri.

Image
Reshat Badallaj-Zhuriani

Badallaj: Kryehajni iu bashkua kryebanditëve

“Eksperti amerikan z. Alen Ben-Meir me shumë të drejtë dhe me shumë vend e ka akuzuar Behgjet Pacollin për dështim dhe korruptim. Behgjet Pacolli, dihet botërisht se është proserb dhe prorus dhe as ky vetë nuk guxon të kundërshtojë këtë. Ky xhambaz dhe njeri gjysmë-analfabet, a e di se i ka hyrë zanatit të huaj.

Ky botërisht kur është takuar me kasapin e shqiptarëve dhe të Ballkanit, kriminelin Slobodan Milosheviq:"KOSOVO NE MOZE BEZ SRBIJE". Ky matrapaz nuk njeh komb e as shtet, ky matrapaz njeh vetëm paranë,dallavere dhe mashtrime. Por, duhet ditur një gjë në këtë rast, se këtu nuk është vetëm faji i tij,por faji qëndron te kryebanditët dhe kryevagabondët e pushtetit që e dinin mirë këtë marifet, por e bënë për shkak të grazhdit të tyre dhe për të kapur pushtetin i nevojiteshin votat.

Dhe, a nuk është naive të mendohet se ky ka hallin e Kosovës dhe të rinjve, ky ka hallin se si ta gërryejë Kosovën dhe kinse si mbulesë thotë se nuk merr pagë, po ç´i duhet paga këtij xhambazi të pistë, kur ndërton hotele dhe përfiton tenderë dhe mbush arkën me para. Pacolli nuk është rastësi që iu bashkua këtyre kryebanditëve dhe kryehajnave, sepse ky nuk kërkon tufë tjetër dhe ata e afruan këtë matrapaz për interesat e tyre personale dhe të përfitojnë.

Ky proserb e prorus, Behgjet Pacolli, nuk është asgjë tjetër pos një pion i Hashim Thaçit. Sa për ikjen e popullit, një katund që shihet kallauz nuk do, prandaj kot e ka banda e Qeverisë, me hajna dhe më e korruptuara në historinë shqiptare që mundohet ta fusë minaren në thes, sepse kësaj bande i thua ja ujku, ndërsa këta thonë, ja gjurmët”, u shpreh për gazetën “Kosova Sot”, analisti Reshat Badallaj - Zhuriani.

Image
Florim Zeqa

Zeqa: Kosova për fajin e politikanëve është duke e humbur asetin kryesor të saj - rininë

Analisti Florim Zeqa u shpreh se sikurse pasurimi marramendës i politikanëve kosovarë, edhe mënyra e emërimit dhe vendosja e injorantëve politikë në krye të ministrive është bërë objekt studimi për shumë ekspertë dhe organizata ndërkombëtare.

“Objekt i studimit të profesorit amerikan Alon Ben-Meir ishte ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ku sipas ekspertizës së profesorit amerikan, Pacolli është rasti më eklatant i korrupsionit biznesor e politik, që ka mbërritur deri aty sa dyshohet se e ka blerë në të kaluarën edhe postin e presidentit në një pazar me partnerin e tij, presidentin aktual Hashim Thaçi!

Ngjashëm ndodhi edhe pas zgjedhjeve të fundit nacionale, ku koalicioni PAN, në mungesë të numrave iu desh t'i nënshtrohet biznesmenit Pacolli, i cili me një parti në shuarje (AKR), u tregua tepër i pamëshirshëm ndaj PAN-it, të cilit i mori jo më pak se 1/4 e ministrive dhe postin e zv.kryeministrit në Qeverinë më megalomane të pasluftës”, u shpreh ai.

“Egoja për të rrëmbyer pa meritë postet më të larta shtetërore, liderëve partiakë të pasluftës ua ka verbuar sytë dhe trullosur mendjen,...si dhe ua ka humbur çdo logjikë e arsye në qeverisjen e shtetit.

Kjo i ka bërë politikanët aq të papërgjegjshëm, saqë fare pak, për mos të thënë hiç u ngjajnë liderëve shtetërorë, janë shndërruar në kusarë dhe dinozaurë të rrënimit të shtetit.

Njëherësh ky është treguesi më i mirë se si u bënë politikanët miliarderë, ndërsa shtresa e popullatës, që deri dje konsiderohej e mesme, u varfërua skajshmërisht.

Mbase kjo është edhe arsyeja pse populli po ikën nga Kosova, ndërsa Qeveria shtirret sikur nuk po ndodh asgjë!”, ka potencuar Zeqa.

“Për sa kohë na udhëheqin biznesmenë-politikanë e jo politikanë të përgjegjshëm dhe atdhetarë, autobusët drejt Perëndimit nuk do të kenë asnjë vend të lirë deri në zbrazjen përfundimtare të Kosovës”, vlerësoi ai. Sipas analistit Florim Zeqa, Kosova për fajin e politikanëve të papërgjegjshëm është duke e humbur asetin kryesor të saj -rininë, e cila po detyrohet t’ia mbathë nga vendi, për të mos mbetur e humbur në këtë Republikë të kapur, të shantazhuar, e të korruptuar deri në fyt, ku perspektivë ka vetëm për militantët partiakë, për familjarët, kushërinjtë e pushtetarëve dhe miqtë e tyre që i korruptojnë.

(Kosova Sot)