Sulm me bombë: Vriten 16 persona

  • 12 April 2019 - 10:10
Sulm me bombë: Vriten 16 persona

Së paku 16 persona janë vrarë dhe rreth 12 janë plagosur pas një shpërthimi në jugperëndim të Pakistanit.

Shefi i policisë, Abdur Razzaq Cheema, i tha Radios Evropa e Lirë se eksplozivi ishte i vendosur në një veturë e cila gjendej e parkuar pranë një tregu.

Në mesin e viktimave janë edhe dy fëmijë dhe disa fëmijë tjerë të plagosur janë dërguar në spital.

Sulmi kishte në shënjestër pjesëtarët shiit të komunitetit Hazara.

Askush deri në tani nuk e ka marrë përgjegjësinë, por sulme të ngjashme në të kaluarën janë ndërmarrë nga grupet ekstremiste sunit.

Jam Kamal Khan, një zyrtar i lartë i rajonit ku ndodhi sulmi, tha se “armiqtë e njerëzimit janë prapa këtij akti terrorist”.

(Kosova Sot)