Haradinaj: Të nxirret rezolutë që ndëshkon fyerjet ndaj luftës së UÇK-së

  • 12 April 2019 - 11:22
Haradinaj: Të nxirret rezolutë që ndëshkon fyerjet ndaj luftës së UÇK-së

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj i është kundërpërgjigjur kryetarit të VV-së, Albin Kurti për deklaratat e këtij të fundit.

Kurti në fjalimin e tij kritkoi Qeverinë e Kosovës për faktin se sipas tij është vonuar shkarkimi i ish-ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal për shkak të fyerjeve ndaj shqiptarëve.

“Është mirë me i falënderu të gjitha qeveritë e kaluara për autostradën e Dukagjinit. Kur flasim për 600 mijë banorë që do të kyqen në këtë autostradë i bije një e treta  e popullsisë së Kosovës. E dini që për qituhit e në Shkup shkohet për 40 minuta, ndërsa në Pejë deri në një orë e gjysë”, tha ai.

“Miku im Albin shumë po kritikon, unë kam protestu për me e shkarku Jabllanoviqin dhe kemi ba aq sa kemi mund. Unë mendoj që ju këtu sot është mirë me e nxjerr një rezolutë me të cilën sanksionohet fyerja ndaj luftës sonë për liri. Dhe jo tash të luajmë me foltore. Ne i kemi marrë masat sa kemi kompetenca”, tha Haradinaj. 

(Kosova Sot)