U përmend si rekrutues i Glauk Konjufcës në SHIK- Flet Fadil Lepaja

  • 12 April 2019 - 11:24
U përmend si rekrutues i Glauk Konjufcës në SHIK- Flet Fadil Lepaja

Dardan Molliqaj në fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës, ka prezantuar fakte përmes të cilave pretendon se Glauk Konjufca ka punuar në SHIK gjatë periudhës kohore 2000-2001 dhe është paguar 150 marka. Ai ka thënë se Kojufca është rekrutuar nga Fadil Lepaja.

Deputeti i PSD’së, Dardan Molliqaj ka thënë se Glauk Konjufca ishte rekrutuar nga Fadil Lepaja dhe ka punuar në pozitën e përpunimt të të dhënave.

Fadil Lepaja tha se këto akuza janë politike në mes të Konjufcës dhe Molliqajt, dhe se ai nuk ka qenë kurrë pjesë e SHIK’ut.

“Sapo mora vesh, për veten time, gjëra të cilat nuk i kam ditur! Pas interesimit të gazetarëve rreth (pa)vërtetësisë së deklaratave në Kuvendin e Kosovës,, dhe për të i kursyer nga lodhja gjithë të interesuarit, po e shfrytëzoj profilin tim, të deklarohem rreth kësaj "çështjeje": "Me përgjegjësi të plotë penale, dhe morale, deklaroj se kurrë në jetën time, nuk kam qenë pjesëtar as bahkëpunëtor, me vetije, e besoj as pa vetëdije, i Shërbimit Informativ të Kosovës. "  Më vjen keq që emri im qenka keqpërdorë në debate, në të cilat nuk kam interes dhe e kam nën dinjitet të përfshihem”, tha Lepaja.

(Kosova Sot)