Sherr në burg, shqiptari vret 66-vjeçarin grek

  • 12 April 2019 - 14:19
Sherr në burg, shqiptari vret 66-vjeçarin grek

Episodi i përgjakshëm me një të tjetër vdekur në burgjet e Trikalës. Një incident tjetër i dhunës në burgjet greke u regjistrua të premten në mëngjes.

Një 55-vjeçar shqiptar, i paraburgosur në burgun e Trikalas, me një dënim tetë muaj për hyrje të paligjshme në vend dhe që shume shpejt do të lirohej ka sulmuar dhe vrarë një 66-vjeçar, shtetas grek.

Sipas të dhënave, në qelinë speciale të pritjes për të sapombërriturit, ku ndodheshin bashkë dy të burgosurit prej një jave situata është tensionuar shumë, e në mungesën e rojeve të burgut, 55-vjeçari i mbajtur për hyrje të paligjshme në vend ka qëlluar për vdekje me thikë të sajuar 66-vjeçarin e dënuar për trafik droge, gjithashtu përdorues.

Një inspektim i jashtëzakonshëm nga Shtëpia e Inspektimit dhe hetimi disiplinor nga Prokurori i Trikalas ka nisur hetimin ndërsa nuk dihen arsyet e ngjarjes.

(Kosova Sot)