Clinton: Assange të përgjigjet për dëmin që më shkaktoi në zgjedhjet e 2016-ës

  • 12 April 2019 - 14:59
Clinton: Assange të përgjigjet për dëmin që më shkaktoi në zgjedhjet e 2016-ës

Hillary Clinton ka thënë se organizata e Julian Assange ‘WikiLeaks’, ka qenë një prej indikatorëve negativ që kanë pasur rol në humbjen e saj elektorale në vitin 2016.

Ajo thotë se ata duhet të “përgjigjen për atë që e kanë bërë”, shkruan CNN.

Këto deklarime Hillary i ka bërë gjatë një fjalimi në Neë York, ku ishte e ftuar së bashku me burrin e saj, ish-presidentin Bill Clinton.

Përgjatë fushatës së vitit 2016, WikiLeaks ka vjedhur dhe publikuar komunikimet e brendshme të Komitetit Nacional Demokrat, dhe kampanjës së Clintonit për presidente.

Departamenti i Drejtësisë ndërkohë ka thënë se ndaj Assange rëndojnë akuzat për vjedhje edhe të qindrave dokumenteve të klasifikuara të sekreteve ushtarake amerikane.

“Unë mendoj se aktakuza është e qartë, dhe ajo nuk ka të bëj me shtypjen e gazetarisë. Ajo ka të bëjë rreth hakimit të kompjuterëve ushtarak dhe vjedhjes së informatave të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara, dhe shikoni. Unë po pres të shoh se çfarë do të ndodh me të gjitha akuzat dhe se si do të procedohen”, ka thënë Clinton.

“Në fund të fundit ai duhet të përgjigjet për atë çfarë ka bërë, të paktën siç është akuzuar”, ka thënë ish-sekretarja në fjalimin e saj.

Në fund, Clinton ka thënë se ndoshta do të tingëllonte ironike, por Assange ndoshta do të jetë i vetmi i huaj që Donald Trump do ta mirëpriste SHBA.

“Unë mendoj që është pak ironike, që ai ndoshta do të jetë i vetmi i huaj që kjo administratë ndoshta do të mirëpriste në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë ndër të tjera Hillary Clinton.

(Kosova Sot)