Prokuroria po heton vdekjen e imamit nga Peja, dyshohet për sulm në zemër ose kontakt me rrymën

  • 12 April 2019 - 15:01
Prokuroria po heton vdekjen e imamit nga Peja, dyshohet për sulm në zemër ose kontakt me rrymën

Imami i xhamisë së fshatit Novosellë të Pejës, Ramë Blakaj 39 vjeç, ka humbur jetën mbrëmë në një shtëpi të këtij fshati që shfrytëzohej për banim nga imamët. Dyshimet e para të vdekjes së tij lidhen me dy opsione, ai ka mundur të ketë pasur sulm në zemër ose kontakt me rrymë –që ka mundur të jetë fatal për imamin. Por, rrethanat e vdekjes priten të sqarohen me marrjen e rezultatit të obduskionit. Prokuroria e ka cilësuar këtë rast si “hetim i vdekjes”.

Ramë Blakaj vdiq në një shtëpi në Novosellë të Pejës e cila shfrytëzohet për banim nga imamët e fshatit. Pasi ai kishte prejardhje nga një fshat i Istogut.

Media ka biseduar me zëdhënësin e Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikëin i cili ka dhënë më shumë detaje rreth këtij rasti.

“Mbrëmë rreth orës 21:15 minuta kemi pranu informatën nga qytetarët për një person të vdekur në fshatin Novosellë të komunës së Pejës. Prokurori kujdestar i departamentit për krime të rëndë në Prokurorinë Themelore të Pejës, së bashku me njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë është dërguar për obduksion”, tha Nikçi.

Ky rast po hetohet nga policia dhe prokuroria.

Përderisa media merr vesh se imami ka mundur ta humb jetën nga kontakti me rrymën ose sulmi në zemër.

(Kosova Sot)