Grabitja në Rinas, nën hetim edhe këta persona

  • 12 April 2019 - 17:17
Grabitja në Rinas, nën hetim edhe këta persona

Grabitja spektakolare në Rinas do të hetohet në disa pista nga tre prokurorët e Krimeve të Rënda të ngarkuar me këtë cështje. Mes pistave është edhe ajo e ‘Shpërdorimit të Detyrës’ për zyrtarët e aeroportit të Rinasit apo dhe kompanisë që merret me sigurinë e tij.

Tre prokurorët Arens Çela, Klodian Braho dhe Besnik Muçi së bashku me oficerët e policisë gjyqësore, janë rikthyer sërish në Rinas për të kqyrur vendin ku ka ndodhur supergrabitja si dhe për të sekuestruar çdo dokument të mundshem qe do të ndihmojë ne zbardhjen.

Burime nga grupi hetimor thonë se janë sekuestruar edhe raportet e zyrave operative për të mësuar momentin kur është bërë njoftimi i policisë nga ICTS. Nga të dhenat paraprake mësohet se policia është njofuar për ngjarjen dy minuta pasi furgoni ishte larguar nga pista.

Image

Po kështu do të merren në pyetje edhe punonjësit e bankave dhe kompanisë ‘Nazeri 2000’, që kishin dijeni për transportin e parave

(Kosova Sot)