Ushtria e Kongos vret 36 rebelë në lindje të vendit

  • 12 April 2019 - 17:28
Ushtria e Kongos vret 36 rebelë në lindje të vendit

Zyrtarët e ushtrisë së Kongos kanë thënë se trupat e tyre i kanë vrarë 36 rebelë të Burundit gjatë përleshjes me dy grupe të armatosura në lindje të shtetit afrikan. Në këto luftime janë vrarë edhe tre ushtarë të Kongos.

Ushtria e këtij vendi i ka kryer disa operacione mes datave 6 dhe 8 prill në provincën e Kivus Jugor si pjesë e misionit për ta fituar territorin nga Forcat Republikane të Burundit dhe grupet e rebelëve.

“Gjatë tri ditëve të luftimeve, 36 prej këtyre rebelëve janë neutralizuar”, tha zëdhënësi i ushtrisë, Dieudonne Kasereka.

Sidoqoftë, raporti i ushtrisë kongoleze nuk është konfirmuar nga shteti fqinj. Një zëdhënës i ushtrisë së Burundit tha se nuk mund të konfirmojë asgjë për luftimet që zhvillohen në territorin e një shteti tjetër.

Miliona njerëz u vranë gjatë luftës civile të Kongos nga viti 1998 deri në vitin 2003, kur ushtritë e huaja u përleshën me grupet e rebelëve për territor dhe pasuri minerale në pjesën lindore të këtij shteti, shkruan “Reuters”

(Kosova Sot)