Deputeti i AAK-së kërcënon qytetarin: Po ta them për herë të parë dhe të fundit, kujdesu për vete

  • 12 April 2019 - 17:42
Deputeti i AAK-së kërcënon qytetarin: Po ta them për herë të parë dhe të fundit, kujdesu për vete

Deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj, ka kërcënuar një qytetar të Kosovës, pasi ky i fundit e kishte quajtur “qenef” deputetin e AAK-së. Të paktën kështu merret vesh përmes mesazheve të publikuara nga Facebook, e që i ka bërë publike vet qytetari I.M.

Sipas mesazheve, deputeti Demaliaj i thotë qytetarit I.M që të kujdeset për vete dhe shumë shpejt do të shihemi, e më pastaj e përmend edhe gjykatën, si rrugë për padi për shpifje ndaj I.M. Gjithashtu, edhe ky i fundit ia kthen Demaliajt se do të shihen në gjykatë.

Sipas profilit të qytetarit I.M në Facebook, dyshohet se ai është përkrahës i Lëvizjes Vetëvendosje.

Postimi dhe mesazhet e shkëmbyera:

 

qka i thojnë kësaj "kujdesu për veten" Shkumbin Demalijaj me kish shkru në msn?

Posted by Maloku Ilir on Friday, April 12, 2019

(Kosova Sot)