Dështimi i radhës, 25 mijë padi ndaj Serbisë për krime e dëme të luftës cilësohen si ‘të palejuara’

  • 12 April 2019 - 19:06
Dështimi i radhës, 25 mijë padi ndaj Serbisë për krime e dëme të luftës cilësohen si ‘të palejuara’

Gjykatat e Kosovës kanë marrë përsipër lëndët e EULEX-it për krime lufte. E lidhur me këtë, nesër në “Kosova Sot”, do të lexoni shkrimin se çka do të ndodh me dëmet e luftës? Pse për 20 vite u refuzua të trajtohen krimet e luftës, përfshirë edhe demet e luftës që regjimi kriminel i Milosheviqit i bëri në Kosovë? A do të jetë ky dështimi i radhës nga Gjykata kosovare? Si i kanë “hedhur poshtë si të palejuara” Gjykatat në Kosovë dikund mbi 25 000 padi të qytetarëve dhe bizneseve kundër shtetit të Serbisë për kompensimin e dëmeve të luftës?

Si mund të kërkojnë kompensimin e dëmeve të luftës qytetarët dhe bizneset poqëse nuk iu lejohet qytetarëve dhe bizneseve të ngritin padi në vendin e krimit, në Kosovë pra aty ku ka ndodhur krimi-dëmet e luftës? Pse politika dhe gjyqësori kosovar po veprojnë kundër interesave të qytetarëve dhe vendit të vet dhe në mbrojtje e dobi te Serbisë armike dhe urdhëruesve të tyre, në kundërshtim me ligjet dhe kushtetutën e vendit dhe faktet? Pse gjyqësori dhe ministria e drejtësisë po tallet me qytetarët duke ua “hedhur poshtë si të palejuara” dikund mbi 25 000 padi të qytetarëve dhe bizneseve kundër shtetit të Serbisë për kompensimin e dëmeve te luftës? A është shkelje e të drejtave të njeriut fakti që qytetarëve e bizneseve gjykatat tona fare nuk ua shqyrtojnë drejt e me ligje paditë legjitime e të ligjshme!?

Si mund të realizojnë të drejtat e tyre qytetarët në Serbinë ende fashiste nga shqiptarëve dhe Kosovës, nëse vetë drejtësia kosovare nuk bën punën e saj në detyrim të ligjeve dhe kushtetutës së vendit ? A do të sjell një vendim Gjykata Kushtetuese në favor të qytetarëve dhe si do të veprohej më tutje nëse Gjykata Kushtetuese si garant i të drejtave elementare të njeriut vendos që është në favor të kësaj të drejte të garantuar me kushtetutë dhe konventën evropiane të të drejtave të njeriut?

Këto e shumë materiale tjera, i gjeni vetëm në gazetën numër një në Kosovë, të përditshmen kosovare, “Kosova Sot”.