Aksident i rëndë me 7 të lënduar

  • 12 April 2019 - 21:45
Aksident i rëndë me 7 të lënduar

Në një aksident që ka ndodhur paraditen e sotme në Autostradën 2 të Zvicrës, në Eich, në mes të një kamioni, një kombibusi dhe dy veturave, kanë pësuar lëndime 7 persona

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 10. 20 në drejtim të jugut. Për shkak të punimeve që po bëheshin, pak para tunelit Eich, korsia e majtë e autorrugës ishte e mbyllur, shkruajnë mediet zvicerane. Kështu, automjetet është dashur të kalonin në anën e djathtë. Dhe në këtë zonë ka ndodhur edhe aksidenti në mes të një kamioni, një kombibusi dhe dy veturave

Nga përplasja janë lënduar shtatë persona, prej të cilëve njëri ka pësuar lëndime serioze dhe dy, lëndime të lehta. Katër të tjerë, shërbimi i shpëtimit i ka transportuar gjithashtu në spital, për kontroll.

Për të nxjerrë të lënduarit dhe makinat e dëmtuara nga vendi i aksidentit, autostrada në drejtim të jugut ka mbetur e bllokuar deri në orën 13.15. Për pasojë, është krijuar një kolonë e gjatë.

Ende nuk ka informacione mbi lartësinë e dëmeve të shkaktuara materiale, përcjell albinfo.ch. Por nga ajo që mund të shihej, mjaft makina të përfshira në aksident kanë pësuar dëme totale.

Shkaqet e sakta të aksidentit po hetohen nga Policia e Lucernit ndërsa hetimet po i udhëheq Prokuroria Publike Sursee.

(Kosova Sot)