Nxënësit kroatë të Bosnjës mësojnë se Kosova është e pavarur, reagojnë mediat serbe

  • 12 April 2019 - 21:49
Nxënësit kroatë të Bosnjës mësojnë se Kosova është e pavarur, reagojnë mediat serbe

“Çfarë mësojnë nxënësit e kantoneve kroate në Bosnje? Mësojnë se Kosova është shtet i pavarur!” Kështu shkruan mediumi serb

Sipas këtij mediumi nxënësit kroatë që jetojnë në shtetin e Bosnje dhe Hercegovinës në librat e tyre të shkollës mësojnë se Kosova është pavarësuar nga Serbia në vitin 2008.

“Në libra shkruhet se Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008 dhe për këtë është shteti më i ri evropian dhe Serbia nuk e njeh pavarësinë e saj, dhe kjo mosnjohje është arsye e paqëndrueshmërisë së rajonit” 

Madje ka reaguar edhe Kryetari i Koordinimit të Shoqatave të Arsimit nga komuniteti serb, Dusan Golo, i cili tha për mediumin serb Politika, se ky nuk është rasti i parë që kantonet kroate nuk i përmbahen kurrikulës zyrtare të ministrisë së arsimit në Bosnje, dhe se tekstet janë të shtrembëruara.

B92, ka akuzuar kroatët se ata nuk bëjnë asgjë për t’i mundësuar nxënësve serb që jetojnë në ato pjesë të Bosnje dhe Hercegovinës, të mësojnë në alfabetin cirilik. 

(Kosova Sot)