Ahmeti akuzohet për biznes kriminal, prokuroria e amniston

  • 13 April 2019 - 07:51
Ahmeti akuzohet për biznes kriminal, prokuroria e amniston

Guraziu: Dhënia e lejeve ndërtimore në Prishtinë është pazar me nëntokën kriminale që kontrollon ndërtimet

“Përkundër të gjitha denoncimeve publike, si dhe shumë kallëzimeve penale kundër Shpend Ahmetit dhe zyrtarëve të urbanizmit në Komunën e Prishtinës, Prokuroria Speciale vetëm hesht dhe nuk denjon as të marrë iniciativën që të hapë rastet edhe më të rënda në kryeqytet, ku dhënia e lejeve ndërtimore është shndërruar në bixhoz dhe pazar, me nëntokën kriminale që kontrollon ndërtimet në Prishtinë.

Ndaj, pashmangshëm dhe me shumë të drejtë lind pyetja publike se deri kur Prokuroria Speciale do t’i mbyllë sytë para krimit të organizuar në Komunën e Prishtinës, ku lejet ndërtimore shiten përmes ndërmjetësuesve dhe Shpend Ahmeti leje ndërtimi u jep në mënyrë selektive, vetëm sponsorëve të tij, për përfitime personale, duke e degraduar gjithë kryeqytetin dhe inkriminuar thelle tërë Komunën e Prishtinës në krim të organizuar”, thotë analisti Gani Qarri për “Kosova Sot”

Politikanët e kanë shfrytëzuar vazhdimisht pushtetin për të kushtëzuar dhënien e lejeve për bizneset. Ndërtimtaria është sektori më i atakuar nga korrupsioni shtetëror. Policia e Kosovës ka arrestuar dy zyrtarë të Komunës së Fushë-Kosovës të përfshirë në dhënien e një leje të dyshimit për një objekt banesor dhe një pronar të një kompanie ndërtimore që u pajis me këtë leje në mënyrë të dyshimtë.

“Të dyshuarit (A.P.) dhe (A.S.), në cilësinë e personave zyrtarë, duke vepruar në kundërshtim me autorizimet e tyre zyrtare, kanë lëshuar lejen ndërtimore për investitorin (1), për ndërtimin e objektit shumë banesor me afarizëm në rr. ”Nënë Tereza”– Fushë-Kosovë, si dhe lejen ndërtimore për investitorin tjetër (2), duke mos i përfillur procedurat e parapara sipas Ligjit të ndërtimit dhe në kundërshtim me Udhëzimet Administrative”, thuhet në sqarimin e Policisë.

Drejtori dhe arkitektja me veprimet e tyre dyshohet se kanë kryer veprat penale “Keqpërdorim i Pozitës apo Autoritetit Zyrtar” nga neni 422, ndërsa i dyshuari me iniciale (M.V.) dyshohet se ka kryer veprën penale “Punimet ndërtimore të kundërligjshme” nga neni 368, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Shembuj të tillë dyshohet se ka plot edhe në Prishtinë. Sipas analistëve, si shpjegohet që edhe përkundër denoncimeve publike si dhe kallëzimeve penale kundër Shpend Ahmetit dhe zyrtarëve të urbanizmit në komunën e Prishtinës, Prokuroria Speciale hesht dhe nuk denjon as të marrë iniciativën që të hapë rastet edhe më të rënda në Komunën e Prishtinës, ku dhënia e lejeve ndërtimore është pazar me nëntokën kriminale që kontrollon ndërtimet në kryeqytet. Edhe përkundër pyetjeve të dërguara, kryetari i Prishtinës nuk ka kthyer përgjigje.

Image
Ragip Guraziu

 Guraziu: Prokuroria po i mbyll sytë para krimit të organizuar në kryeqytet

Analisti Ragip Guraziu thekson se Shpend Ahmeti e ka lënë Prishtinën me dy këmbët në baltë.“Rasti i fundit i Komunës së Fushë-Kosovës që ka të bëjë me rastin për një objekt banesor nuk është as i pari dhe as i fundit. Jo rastësisht është thënë një mijë e njëqind herë se institucionet gjyqësore, ku bën pjesë edhe prokuroria, janë të kapura për shtetin e pushtetin dhe fare për punën e tyre dhe pagat që i marrin, për çfarë pune i marrin dhe këso prokurorie dhe këso institucione në asnjë shtet në botë nuk ndodh.

Edhe përkundër denoncimeve publike si dhe kallëzimeve penale kundër Shpend Ahmetit dhe zyrtarëve të urbanizmit në komunën e Prishtinës, Prokuroria Speciale hesht dhe nuk denjon as të marrë iniciativën që të hapë rastet edhe më të rënda në Komunën e Prishtinës, ku dhënia e lejeve ndërtimore është pazar me nëntokën kriminale që kontrollon ndërtimet në Prishtinë.

Shtrohet pyetja si gjithherë, deri kur Prokuroria Speciale do t’i mbyllë sytë për krimin në Komunën e Prishtinës, kur lejet ndërtimore shiten përmes ndërmjetësimeve, pasi po u jep Shpend Ahmeti leje ndërtimi vetëm sponsorëve të tij për përfitime personale e kriminale, duke degraduar kryeqytetin, e duke e inkriminuar thellë Komunën e Prishtinës në krim të organizuar”, tha Guraziu për “Kosova Sot”.

Image
Gani Qarri

 Pazari komunal me nëntokën kriminale

Analisti Gani Qarri thekson se korrupsioni dhe krimi i organizuar në Kosovë, e veçanërisht në kryeqytetin e saj, në Prishtinë, po lulëzojnë dhe nuk kanë të ndalur.

Sipas tij, për këtë flet edhe fakti se Policia e Kosovës së fundmi arrestoi edhe dy zyrtarë të Komunës së Fushë-Kosovës të përfshirë në dhënien e një leje kundërligjore për një objekt të lartë banesor dhe një pronar të një kompanie ndërtimore që u pajis me këtë leje në mënyrë të dyshimtë. Sipas policisë “Të dyshuarit (A.P.) dhe (A.S.) në cilësinë e personave zyrtarë kanë vepruar në kundërshtim me autorizimet e tyre zyrtare, duke lëshuar lejen ndërtimore për investitorin (1), për ndërtimin e objektit shumëbanesor me afarizëm në rr. ”Nënë Tereza”– Fushë Kosovë, si dhe lejen ndërtimore për investitorin tjetër (2), duke mos i përfillur procedurat e parapara në bazë të Ligjit të ndërtimit dhe në kundërshtim me Udhëzimet Administrative”, thuhet në sqarim.

Madje drejtori dhe arkitektja me veprimet e tyre akuzohen se kanë kryer veprat penale “Keqpërdorim i Pozitës apo Autoritetit Zyrtar” nga neni 422, ndërsa personi me iniciale (M. V.) dyshohet se ka kryer veprën penale “Punimet ndërtimore të kundërligjshme” nga neni 368, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Fatkeqësisht duket se edhe vetë Prokuroria Speciale, përkundër emrit bombastik e të "frikshëm" që mban, nuk është asgjë më tepër sesa dorë e zgjatur e Shpend Ahmetit, mafio-oligarkëve dhe nëntokës kriminale, për mbrojtjen dhe mbulimin me "ligj" të të bëmave antiligjore të të parit të Prishtinës dhe aferave korruptive në kryeqytet e më gjerë. Përndryshe nuk ka se si të shpjegohet fakti që edhe përkundër të gjitha denoncimeve publike, si dhe shumë kallëzimeve penale kundër Shpend Ahmetit dhe zyrtarëve të urbanizmit në Komunën e Prishtinës, Prokuroria Speciale vetëm hesht dhe nuk denjon as të marrë iniciativën që të hapë raste edhe më të rënda në kryeqytet , ku dhënia e lejeve ndërtimore është shndërruar në bixhoz dhe pazar me nëntokën kriminale që i kontrollon ndërtimet në Prishtinë”, vlerësoi më tej ai.“Ndaj, pashmangshëm dhe me shumë të drejtë lind pyetja publike se deri kur Prokuroria Speciale do t’i mbyllë sytë para krimit të organizuar në Komunën e Prishtinës, ku lejet ndërtimore shiten përmes ndërmjetësuesve dhe Shpend Ahmeti leje ndërtimi u jep në mënyrë selektive vetëm sponsorëve të tij, për përfitime personale, duke e degraduar gjithë kryeqytetin dhe inkriminuar thellë tërë Komunën e Prishtinës në krim të organizuar”, ka potencuar analisti Gani Qarri.

 

Image
Reshat Badallaj

Badallaj: Prokuroria duhet të hetojë për lejet që janë dhënë në Komunën e Prishtinës

“Me këtë veprim që bëri Policia nuk është asgjë tjetër pos shou dhe sa për t´i hedhur pluhur syve popullit, kinse po bën diçka, në të njëjtën kohë kjo kope mashtruesish mundohen që të bindin faktorin ndërkombëtar se jo po i arrestojnë dhe po i burgosin "peshqit e mëdhenj", harrojnë këta naivë se nuk mund të mbulohet dielli me sitë.

Prokuroria Speciale, i thënçin ashtu, para hundës së tyre i ka hajnat e peshave të rënda, ku çdo qytetar i thjeshtë i di të gjitha, ta zëmë përse nuk u arrestuan, nuk u morën në pyetje dhe nuk u burgosen banda serbiane Devolli, për krimet kundër buxhetit të shtetit, kundër njerëzimit për tentimvrasje, duke i helmuar në mënyrën më raciste të mundshme shqiptarët. Përse nuk u mor në pyetje dhe nuk u burgos Shpend Ahmeti, që dihet botërisht se si u dhanë lejet ndërtimore me pazare të pista dhe bashkëpunimin me klanet mafioze të nëntokës kriminale, dhe si iu dha toka në zemër të Prishtinës bandave të huaja. Përse nuk u mor në pyetje dhe nuk u burgos urgjentisht Shpend Ahmeti për gjysmë milioni euro për kontratat me bandën serbiane Devolli dhe marifetin e qumështit.

Do të duhej të paktën të hetohej ky se si u dhanë këtë leje ndërtimi dhe kujt i´u dhanë, a janë të lidhur familjarisht me dikë dhe cilat janë përfitimet e këtij rrjeti mafioz oligarkësh, por në këtë bandë mafiozësh heshtet dhe nuk bëhet aspak e madhe. Perse nuk hetohet ky dilenxhi që e bëri katrahurë Prishtinën dhe tashmë një kohë të gjatë as që interesohet për hallin e qytetarëve të kryeqytetit, që e mori në saje të mashtrimeve dhe premtimeve boshe.

Ligji duhet të jetë për të gjithë njësoj dhe i barabartë po ashtu, dhe jo ligji të jetë për dikë nënë e për dikë njerkë, ose të mos trazohen ata që janë të lidhur me grupet kriminale, ose ushqehen nga grazhdi i tyre dhe bile edhe më keq, janë të lidhur gisht për gishti në të njëjtën valle.

Dhe, kjo konsiderohet se Prokuroria punon me hile dhe sipas direktivave të kryebanditëve të majave të shtetit dhe se politika është e përzier thellë. Prokuroria nuk duhet të pushojë por duhet të hetoj për lejet që janë dhënë në Komunën e Prishtinës dhe të bëjë shtretërit gati të burgut më këtë bandë udhëheqëse në Prishtinë e rrethinë, që kanë bërë kërdi grupet mafio-oligarkësh në krye me pionin e këtyre bandave kriminale, Shpend Ahmetin, apo si po e quan populli Shpend jahti,apo Shpend hajni”, potencoi Reshat Badallaj-Zhuriani për “Kosova Sot”.

Image
Florim Zeqa

 Zeqa: Abuzimet dhe keqpërdorimet në Komunën e Prishtinës janë shumëfish më të mëdha, Prokuroria mbyll sytë!

Analisti Florim Zeqa vlerëson se arrestimi i dy zyrtarëve të Komunës së Fushë-Kosovës, kinse të përfshirë në dhënien e një leje të dyshimtë për një objekt banesor dhe një pronar të një kompanie ndërtimore që u pajis me këtë leje në mënyrë të dyshimtë, është dëshmia më e mirë e "efikasitetit" të policisë në rastet e vogla e të papërfillshme! “E quajta kështu të papërfillshëm rastin në Fushë-Kosovë, për faktin se abuzimet dhe keqpërdorimet në Komunën e Prishtinës dhe dikasteret qeveritare në përgjithësi, edhe pse janë shumëfish më të mëdha, prokuroria denjon të hapë rastet dhe policia i mbyllë sy e vesh, duke mos përfillur kallëzimet e qytetarëve.

Edhe përkundër denoncimeve publike, si dhe kallëzimeve të qytetarëve, Prokuroria Speciale hesht dhe nuk denjon as të marrë iniciativën, e lërë më të hapë rastet e abuzimeve të rënda të pushtetarëve në të dyja nivelet e pushtetit, siç është rasti në Komunën e Prishtinës, ku dhënia e lejeve ndërtimore në mënyrë abuzive është pazar i përditshëm me nëntokën kriminale që kontrollon ndërtimet në kryeqytet e rrethinë!”, vlerësoi ai për “Kosova Sot”.“Prokuroria Speciale hesht edhe ndaj abuzimeve qindra-mijëra e milionëshe të qeveritarëve, siç ishte rasti i ndarjes së 500 mijë eurove për ditën e Pavarësisë, ku edhe pas debatit parlamentar çështja 350 eurove ka mbetur e pasqaruar deri në fund nga kryeministri i vendit!?”, u shpreh më tej analisti Zeqa. Sipas tij, kështu në Kosovën e paradokseve të shumta, sa më i vogël faji, dënimi është më i madh dhe anasjelltas, sa më i madh dëmi ndaj shtetit, aq më i madh privilegji nga pushteti!

(Kosova Sot)