Milionat ruse kundër shtetësisë së Kosovës?

  • 13 April 2019 - 09:40
Milionat ruse kundër shtetësisë së Kosovës?

Rusia ka agjendë, përmes së cilës tenton të shtrijë ndikimin e saj në Kosovë, ashtu sikurse edhe në të gjithë rajonin e Ballkanit dhe ajo investon për prishjen e imazhit të vendit, kanë deklaruar zyrtarë të Qeverisë së Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, të enjten ka theksuar se ekziston një agjendë e Rusisë dhe tendencat për përfshirjen e Kosovës në procese, të cilat do ta nxirrnin vendin, siç ka thënë ai, “jashtë binarëve”.

Haradinaj ka thënë se në forma jo të drejtpërdrejta, Rusia investon para në idenë për ta paraqitur Kosovën “në një status-quo regresive”.

Halil Matoshi, këshilltar i kryeministrit Haradinaj, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thekson që, sipas të dhënave dhe analizave të ndryshme, del se politika e Rusisë vazhdon të tentojë që t’i minojë proceset integruese të vendeve të rajonit në NATO dhe BE, përmes pranisë në këto vende, përfshirë edhe Zyrën e Rusisë në Kosovë.

“Sipas shumë të dhënave dhe analizave të ndryshme, del se në Malin e Zi, Maqedoni, Shqipëri, por edhe Zyra ruse në Kosovë, janë të angazhuara që ta shtrijnë këtë ndikim përmes krijimit të pengesave te këto shtete të lidhjes me NATO-n, përkatësisht, me Bashkimin Evropian. Për këtë, ekziston një bazë e quajtur ‘humanitare’, e cila sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, nuk është një qendër humanitare në Nish (Serbi), por është një qendër e spiunazhit rus”, thekson Matoshaj.

Ai shton se ekzistojnë të dhënat se ambasadat ruse shpenzojnë nga 10 milionë euro në vit dhe sipas tij, ato janë shpenzime për të ushtruar ndikim në politikën dhe mediat e rajonit.

Matoshi thekson se edhe Kosova, duke qenë pjesë organike e Ballkanit Perëndimor, nuk është imune ndaj këtyre tendencave ruse. Sipas tij, Serbia po merr mbështetje pa rezervë nga Rusia, për ta mohuar pavarësinë e Kosovës dhe për ta destabilizuar rajonin.

Matoshi elaboron atë që ka thënë kryeministri Haradinaj, por, megjithatë, nuk jep shumë detaje konkrete lidhur me ndikimin rus në Kosovë.

“Ne vërejmë lëvizje dhe ide, të cilat shpalosen në një pjesë të mediave, do t’i quaja, jokredibile, ku madhërohet armata, përkatësisht doktrina ruse dhe vërejmë intenca të krijimit të kushteve për destabilizim në rajon. Rastin e fundit e kemi pasur në Mal të Zi, ku janë arrestuar njerëz nga Serbia, të cilët nën ndikimin rus, kanë dashur kryejnë atentat në presidentin Gjukanoviq dhe më pas të ushtrojnë puç politik dhe ushtarak në këtë shtet. Këto na bëjnë të mendojmë se Kosova nuk mund të bëjë përjashtim nga kjo tendencë e shtrirjes së ndikimit”, shprehet Matoshi.

Ai shton se në rrafshin e ideve, prezenca e politikave, e strategjive dhe taktikave ruse është e dukshme.

“Për shembull, teza për rivënien e statusit të Kosovës në diskutim ndërkombëtar, teza për të rishikuar kufijtë përmes ndryshimeve, korrigjimeve, korrektimeve, zhvendosjeve, është gjithashtu një tezë e njohur ruse. Taktika për të krijuar zona apo kriza të ngrira në rajone delikate, siç është Azia Qendrore, ose siç është pjesa perëndimore e Rusisë apo siç janë vendet e Ballkanit Perëndimor, gjithashtu është evidente teza për të shpërdorur dhe për të abuzuar minoritetet etnike, si valvula për t’i provokuar vendet fqinje dhe për t’i mbajtur ato nën presion të vazhdueshëm, gjithashtu është me origjinë ruse. Pra, shumë elemente që lidhen me strategjinë e politikës së jashtme të Rusisë, por edhe me praktikat që përdor ajo për të realizuar këtë strategji, vërehen edhe në realitetin politik të Kosovës”, vlerëson Bashkurti.

Përpjekjet e Rusisë për të shtrirë ndikimin në Kosovë, ndonëse në masë të vogël në krahasim me vendet e fuqishme perëndimore, janë edhe në fushën e ekonomisë. Sipas autoriteteve të Kosovës, shtrirja e ndikimit rus në këtë aspekt, vjen kryesisht përmes Serbisë.

Ndonëse në Bankën Qendrore të Kosovës nuk janë përditësuar të dhënat, sipas shifrave të vitit 2016, investimet ruse në Kosovë kanë qenë rreth 2 milionë euro. Kurse, vlera e importit të produkteve ruse në Kosovë, për vitin e kaluar, sipas të dhënave zyrtare, ka qenë rreth 7 milionë euro, me 15 milionë kilogramë produkte.

(Kosova Sot)