Protesta-Rrethohet Kryeministria, ja sa forca policie do jenë në terren

  • 13 April 2019 - 10:37
Protesta-Rrethohet Kryeministria, ja sa forca policie do jenë në terren

Nderkohe qe opozita ka paralajmëruar për protestë pasditen e sotme në orën 18:00, policia ka marre te gjitha masat per garantuar sigurinë e ndërtesës së Kryeministrisë.

Në fotot e siguruara nga LSA, shihen kangjellat e vendosura përreth ndërtesës dhe gardhi metalik qe do te mbaje protestuesit ne distance nga ndertesa e qeverise.

Protesta do të jetë e ngjashme me protestat e shkuara sa i përket mënyrës së organizimit. Qytetarët do të mblidhen para Kryeministrisë, dhe në dy pjesët anësore të saj ana e Piramidës dhe në rrugën “Ismail Qemali”.

Për protestën eshte njoftuar se do të angazhohen rreth 1500 forca policie, shumica prej të cilëve do që qëndrojnë para Kryeministrisë

(Kosova Sot)