Bashkëluftëtari i Haradinajt ikën nga Kosova, lë një letër prekëse

  • 13 April 2019 - 11:39
Bashkëluftëtari i Haradinajt ikën nga Kosova, lë një letër prekëse

Disa ditë më parë u raportua se një nga veteranët më të shquar të luftës së Kosovës do të largohet nga vendi. Në letrën e tij, ai kishte shkruar se tashmë i ka humbur të gjitha shpresat se në Kosovë gjërat do të përmirësohen për të mirë. Iniciativës për të ikur nga Kosova, sot i është bashkuar edhe një veteran tjetër i UÇK-së. Bëhet fjalë për Shqiprim Likën, bashkëluftëtarin e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në letrën e tij publike, Likaj ka thënë se po e merr këtë vendim jo me dëshirë po nga rrethanat e vështira të cilat ia kanë pamundësuar jetën në Kosovë.

Ai me fjalë prekëse u ka thënë lamtumirë të gjithë të dashurve dhe popullit për lirinë e të cilit kishte luftuar dikur.

Letra e plotë:

Nuk e kam paramendu kurr një lamtumir per (migrim) per një mirqënje me të mirë

Në kohe me të veshtira e me të rënda në te cilat po kalonte vëndi imë !1998 -1999 .

Në atë kohe ky opcion per mua ishte i pa pranueshem!!

Nuk kam mujtë me paramendu një largim të tille dhe atë here pas perfundimit të luftes!!  Atehere kur ju deshem kosoves në rindertimin e vëndit e institucioneve të sajë!

Kosove gjithmon do të jem i gateshem të flijohem per ty ne gjdo cep te globit ku do që gjindem!

Lamtumir vëndi imë ,shum i dashur

Lamtumir familja imë e dashur

Lamtumir nënë qe na rrite me mundime!

Sinqerishte ketë veprim nuk e kam zgjedhur nga deshira por padrejtesit dhe dallgete e jetes na daktisen ashper dhe pa meshirshem!!

(Kosova Sot)