Video nga vendi ku u gjet i vdekur 39-vjeçari nga Peja

  • 13 April 2019 - 11:49
Video nga vendi ku u gjet i vdekur 39-vjeçari nga Peja

Në fshatin Vitomiricë të Pejës në mëngjesin e sotëm është gjetur një person pa shenja jete.

Bëhet fjalë për një 39 vjeçar me inicialet A.C ( emër i njohur për redaksinë).

Në vendin e ngjarjes kanë arritur dy prokurorë, nga krimet e rënda dhe departamenti i përgjithshëm, në mënyrë që të sqarohen rrethanat e vdekjes.

Ky rast është cilësuar si “hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

Ndërkohë media  ka arritur të sigurojë edhe një video nga vendi i ngjarjes

Image

(Kosova Sot)