Rusia vret dy militantë të ISIS-it

  • 13 April 2019 - 15:11
Rusia vret dy militantë të ISIS-it

Komiteti Hetues i Rusisë ka thënë se dy anëtarë të dyshuar të ISIS-it janë likuiduar gjatë një operacioni të sigurisë në këtë shtet.

Dy mjete shpërthyese dhe materiale tjera për montimin e bombave janë konfiskuar në Tyumen. Kështu thuhet në deklaratën e këtij komiteti, e cila u publikua të shtunën.

Mediet ruse raportuan në orët e vona të së premtes se në këtë qytet është duke u zhvilluar një operacion kundër terrorizmit. Policia e kishte rrethuar bllokun banesor ku dyshohej se janë fshehur militantët.

Përpos rrethimit të vendit të ngjarjes, policia i kishte zhvendosur edhe banorët që jetonin në këtë zonë.

Në rrjetet sociale u publikuan disa video ku dëgjoheshin të shtëna armësh, të cilat besohet se janë bërë nga policia dhe militantët. Autoritetet ruse kanë thënë se dy personat e vrarë ishin duke planifikuar sulme terroriste, shkruan “Free Europe”

(Kosova Sot)