15 të lënduar në protestë, mes tyre edhe gazetarë

  • 13 April 2019 - 22:07
15 të lënduar në protestë, mes tyre edhe gazetarë

15 protestues të lënduar janë verifikuar deri tani, të cilët janë lënduar dhe disa të tjerë kanë patur probleme të rënda me frymëmarrjen. Organizatorët e protestës raportojnë po ashtu se mes të lënduarve ka edhe gazetarë.

Partia Demokratike ka publikua disa foto të fotografit Arben Dajçi, i cili është plagosur në protestë. Sipas PD ai është dhunuar nga policia.

Ndërsa raportohet se përveç plagosjes së efektivëve, qytetarë dhe pjesëmarrjes në protestë kanë humbur ndjenjat nga përdorimi i gazit lotsjellës.

(Kosova Sot)