Ish-deputeti publikon pamjet: Ja si mbahet i lidhur me pranga pas krevatit protestuesi i plagosur

  • 14 April 2019 - 12:20
Ish-deputeti publikon pamjet: Ja si mbahet i lidhur me pranga pas krevatit protestuesi i plagosur

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka qenë në spital ku ka parë nga afër protestuesit e plagosur gjatë protestës së djeshme të opozitës. 

Në një postim në facebook, Spahia, akuzon se po perdoret dhune dhe terror ndaj protestuesve nga ana e policise.

“Dhune e terror barbar ndaj protestuesve. Policia e kthyer ne vegel qorre te nje rregjimi kriminal te shkermoqur de facto tashme. Ky eshte Armando Gecaj, 26 vjec, i lidhur me pranga, ndersa ka kontuzione, edema dhe hematoma te shkaktuara nga dhuna shtazarake e disa njerezve te veshur me uniforme qe zbatojne urdhera partiak te eproreve te tyre te inkriminuar deri ne fyt, Lleshi e Rama. #DhuneQorreMilitante#PoliciEKeqperdorur”, shkruan ish-deputeti.

Image