Badallaj: Askush nuk i kontrollon këto banda mafioze

  • 14 April 2019 - 13:01
Badallaj: Askush nuk i kontrollon këto banda mafioze

Analisti Reshat Badallaj është shprehur për gazetën “Kosova Sot” se derisa shteti është në duart e bandave, cubave dhe mafio-oligarkëve çdo gjë është e mundur, të keqpërdoret , si rasti i këtij fondi. “Është e pamundur që nuk është plaçkitur ky fond nga bandat politike të financuara për përfitime personale dhe fushata elektorale. Kjo dëshmon se shpeshherë, kryebanditët e majave të shtetit jo rastësisht vizitojnë dhe bëhen mysafirë të këtyre bizneseve dhe ecin me fodullëk.

Kam disa informacione dhe jo nga sot, por këta kryebanditë përmes tellallit të tyre, propagandojnë se duhet të votojnë këto banda se do të ndihmojnë këtë biznes dhe e kanë punën e sigurt dhe nuk do të humbin vende pune, nuk do të dalin në rrugë. Prandaj, nga ky fond ndihmohen të gjitha ato biznese që janë të lidhura ngushtë me kryebanditët e majave te shtetit dhe që pastaj ndajnë pazarin bashkë. Pra, ato ndërmarrje qofshin të mesme apo qofshin të vogla, që nuk janë të lidhura ngushtë me këta banda shtetërore mbesin me gishta në gojë dhe pastaj ankohu ku të duash”, është shprehur Badallaj.

Sipas tij, më e keqja është se askush nuk i kontrollon këto banda mafioze, sepse janë të pafuqishëm dhe janë mbi ligjin. “Po të mos ishin këto fonde dhe buxheti i shtetit bashkë me dikasteret tjerë gjigandë, që vjedhin këta faqezinj, këta nuk do të ekzistonin së vepruari,por nuk ka kush ta godasë ashpër këtë krim që udhëhiqet nga kryemafiozët dhe nga kryehajnat që mjerisht janë në dorën e shtetit dhe drejtojnë timonin në humnerë”, është shprehur analisti Reshat Badallaj.

(Kosova Sot)