Gjilanasi kanos nënën dhe gruan

  • 14 April 2019 - 13:16
Gjilanasi kanos nënën dhe gruan

Një rast i dhunës në familje është raportuar të shtunën në Gjilan, me ç’rast është arrestuar një person

I dyshuari sipas policisë ka kanosur nënën dhe gruan e tij.

“Gjatë kontrollimit tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një thikë”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendimin e prokurorit, i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes. Sipas statistikave të Policisë së Kosovës, vetëm në muajin janar dhe shkurt të këtij viti janë evidentuar 213 raste të dhunës në familje.

(Kosova Sot)