Vjen akuza: Thaçi e Vuçiq plane për interesa ruse, ja çfarë ndodhë me ndryshim kufijsh

  • 14 April 2019 - 14:06
Vjen akuza: Thaçi e Vuçiq plane për interesa ruse, ja çfarë ndodhë me ndryshim kufijsh

Eksperti për Ballkanin pranë Këshillit të Politikave për Demokratizimin, Bodo Weber, përmes një kolumne ka thënë se kjo ideja e ndryshimit të kufijve u propagandua nga Hashim Thaçi e Aleksandër Vuçiq.

Ai ka treguar edhe njëherë arsyet se përse Qeveria Gjermane nuk e mbështetë idenë e shkëmbimit të territoreve.

“Ideja publikisht u propagandua nga presidentët e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq, në verën e vitit 2018. Sidomos Beogradi nuk është lodhur të flasë për “kompromis” që nga fillimi i fazës finale të dialogut politik në vitin 2012 nën drejtimin e kancelares, Angela Merkel”, ka thënë Weber.

E lidhur me këtë, analisti politik, Faik Krasniqi thotë se kjo ide nuk ka qenë asnjëherë temë debati mes fuqive të mëdha.

Image
Faik Krasniqi

“Korrigjimi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, kurrë nuk ka qenë temë debati i fuqive të mëdha botërore. Gjermania prej fillimit ka qenë kategorikisht kundër kësaj ideje. SHBA nuk ka dhënë shenja që është pro ose kundër. Britania e madhe poashtu një JO të madhe. Me përjashtim të Francës që ishte pro, por edhe Austrisë qe nuk e pyet askush”, ka thënë Krasniqi.

Sipas tij, me ndryshimin e kufijve, hapet edhe kutia e Pandores.

“Dihen rreziqet e fillimit të korrigjimit të kufijve mes dy shteteve, sepse hapet Kutia e Pandores dhe nuk ka të ndalur. Presidenti Thaçi ka një hall të madh që është duke lobuar tash e sa kohë për korrigjim të kufijve. Mund të ketë gabuar diku që i ka dhënë aq shumë zor. Por bota nuk funksionon sipas planeve e tekeve të Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuciqit, që bëjnë planet e tyre për interesa personale ose edhe ruse”, ka përfunduar për “Kosova Sot”, analisti politik, Faik Krasniqi.

(Kosova Sot)