Bastisen lokalet në Pejë, gjobiten pronarët dhe mbyllen shtatë lokale

  • 14 April 2019 - 14:57
Bastisen lokalet në Pejë, gjobiten pronarët dhe mbyllen shtatë lokale

Policia në Pejë ka bastisur disa lokale, ku dyshohej se nuk i përmbushnin obligimet ligjore për veprimtaritë që kryenin.

Sot rreth orës 00:10 është zbatuar plani operativ në disa lokale në zonën e komunës së Pejës. Njësiti për reagim të shpejtë, të përkrahur edhe nga hetimet kundër prostitucionit, kanë ndërmarrë veprime operacionale, në bashkëpunim edhe me inspektorët komunalë, të cilët kanë inspektuar lokalet të cilat dyshohej se nuk i përmbushnin obligimet ligjore për veprimtari që kryenin.

“Plani është realizuar nga ora 00:10 e deri në ora 03:30 të datë 14.04.2019, me ç’rast gjatë këtij aksioni, nën asistimin policor janë bastisur 10 (dhjetë) lokale, dhe nga inspektorët komunal janë shqiptuar 7 (shtatë) gjoba për mos respektim të orarit të punës dhe dokumentacion jo të rregullt, janë kontrolluar të gjithë personat që ishin prezent në lokalet e bastisura”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas komunikatës, gjatë këtij operacioni po ashtu janë kontrolluar dhe verifikuar dhjetëra automjete, ndërsa raportohet se 6 persona janë dërguar në stacionin policor në Pejë. Nga këta persona 4 të gjinisë femërore shtetase të Shqipërisë të cilat pas verifikimit nga hetimet kundër prostitucionit janë liruar, janë iniciuar 2 raste për veprën penale “Mbajtje në pronësi, në kontroll, posedim të pa autorizuar të armës”, dhe “posedim i narkotikeve”. Me urdhër të prokurorit të shtetit personi i dyshuar është dërguar në ndalim policor, për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme.

(Kosova Sot)