Rrahje mes PDK-së në Skënderaj, ja arsyeja pse filloi përleshja

  • 14 April 2019 - 19:11
Rrahje mes PDK-së në Skënderaj, ja arsyeja pse filloi përleshja

Një përleshje fizike ka ndodhur në Skënderaj, atje gjatë procesit zgjedhor të PDK’së, grupi i Nuredin Lushtakut ka sulmuar fizikisht Rininë Demokratike (RDK). 

Media ka mësuar se Rinia Demokratike e cila në këtë proces zgjedhor ka dalë në përkrahje të Sami Lushtakut për kryetar të PDK’së për Skënderaj, është sulmuar nga grupi i Nuredin Lushtakut.

“Arsyja e përleshjes ka qenë rreth procesit zgjedhor, pasi që këta të Nuredin Lushtakut i kanë sulmu këta të Rinisë Demokratike, që qenkan me të afërt me Lushtakun”, tha burimi brenda përleshjes në Skënderaj.

Po ashtu media ka mësuar se cak i sulmit ka qenë edhe kryetari i Rinisë Demokratike për Skënderaj, Alban Berisha.

Media ka treguar edhe më herët se përleshja fizike ka ndodhur gjatë një tubimi të organizuar me synimin për t’i zhvilluar zgjedhjet në seksionin e Klinës së Epërme. Pas saj, procesi zgjedhor është ndërprerë.

Dihet se Skënderaji ka qenë bastion i PDK’së që prej formimit të partisë, ndërkaq përçarjet në të u bënë të dukshme në zgjedhjet e fundit lokale, kur në garë për kryetar komune u përfshi Bekim Jashari.

(Kosova Sot)