Alarmon analisti: Në Kosovë strehohen kriminelët nga Serbia dhe...

  • 14 April 2019 - 20:10
Alarmon analisti: Në Kosovë strehohen kriminelët nga Serbia dhe...

Analisti Shefik Shkodra theksoi për gazetën "Kosova Sot" se ligji në Kosovë pothuajse nuk funksion fare.

"Institucionet tona, si AKI, Policia, Gjyqi kot paguhen si institucione përgjegjëse për rend dhe siguri. Këto i mbulon politika ditore e interesit. Kur dikush nga politika ka nevojë mund të kryhen operacione të ndryshme. Po kryesisht, nuk janë azhur dhe nuk je i sigurt për jetë njeriu dhe plaçkat me pasurinë.

Image
Shefik Shkodra

Andaj, Kosova mbetet vend ku mund të zhvillohet krimi. Te ne janë strehuar kriminelët nga Serbia në mënyrë legale, natyrisht që këtu mund të strehohen edhe kriminelët nga anët tjera të botës me çfarëdo aferash. Fare nuk është për t'u habitur. Sa i përket kriminelëve në përgjithësi, ata që mund të gjejnë strehim ilegal në Kosovë, fajtore është edhe bashkësia ndërkombëtare. Ata sikur me qëllim nganjëherë veprojnë me këtë vend. Nuk deshën ta anëtarësojnë Kosovën në INTERPOL", theksoi Shkodra.

Sipas tij, me anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare, sigurisht që kjo do të ishte një preventivë dhe siguri edhe e rajonit dhe botës.

"Ndoshta nuk do të gjenin aq strehë të lirë kriminelët si tash. Se institucionet tona nuk po dëshmojnë me fakte veprimtarinë e tyre obligative, kemi edhe raste që ndoshta as që i dëgjojnë qytetarët", u shpreh ai. 

(Kosova Sot)